top of page

Natyra bujare



Ildije Xhemali

Natyra bujare


Rrëz' gëmushe pran' një muri Ngrohej koha e ftonte: "Dil" Marsi e zgjonte, vera e piqte Dy pëllëmb vend me kamomil


Në shtator ftonte me bujari "Mblidhmë, merrmë në shtëpi Vitin tjetër do kthehem prapë Jam këtu, jo në farmaci"


Por betoni jo s'e fali Me përdhunë çdo cep mbuloi U fshi, humbi, sikurJanari Në çdo dit' viti mbretëroi


Mëndjengushtë, me babëzi Shohim për sot, për nesër jo Nuk gjykojmë me modesti Largpamësi e mënçuri


Nuk mbaron me ne jeta Thirri mëndjes, o njeri Po ne, ç'tu lënë brezave Beton, katrahur, babëzi? !

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page