Natasha Limaj Fejzaj: FLUTUR
- Aug 12, 2025
- 1 min read

FLUTUR
Thash… se iku, më harroi
Iku - iku e më la…
Mua… që.. aq shumë e desha
Dhe me shpirt i dhash gjithçka…
***
Çaj e laj… pelerinënatës
Lutur hënës 15 - dit’she…
Dhe në skutën më të errët
Një, moj një… llampushkë drite…
***
Bujari e saj, kurajooo…
Mos - mos… jo, kaq sëkëlldi…
Ndoshta e ke lodhur shumë
Edhe strukur… kushedi ?…
***
Shpresëvdekur, kur s’e prisja
Do ti ?!… Flutur ndër vegime…
Muzëzana, duke qeshur
Qafosur me dhimbjen time!..
N . L . ( F )


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments