top of page

NANAT TONA





Thonë: “Ra Everi meteor...”

U mbush Shkodra n’ konviktor

Bash aty ku vune kambë,

Pa lot n’ sy s’ mbeti një Nanë!


Ishin pjellë, të gjithë nga Jugu,

Çdo djalë t’ rij e priste burgu

Në pjacen tonë u fshij rinia,

Gjithmonë dritë kisht’ hetuesia!


Nanat tona me shamija,

Asnjë s’ dinte ku i flenë fmija...

Çou e bjer nepër çimento

Rrahu n’ hu, nuk spijunonte.


Nuk pranonte me i shpif vllaut

Pak kush s’dinte dyert e burgut,

Vrriste Motra si n’ buzë t’ vaut,

Kur pa prit’ del para’i ujkut...



Të rij e pleq’ e pik ma s’parit,

Lidhë n’ karrigë para i gomarit

Hidhnin firm t’ kputun prej hallit

Per me shkue nën degë t’ Çinarit.


Ngitshin Nanat nder kaçuba,

Me shkue shpejt me ndez i qiri…

Der’ nder sy ju binte ruba

E zezë si futa… Ju vra i biri!


Ah i zi Gusht si futa e malit...

Me kerkue lot me kambë t’ kalit

Nji pikë s’ qet Nana e Ndue Palit.

Djelm’ me emen: Fisi i t’ Parit


Rrokulliseshin si gur malit,

Brij Pendës gjuejt’ prej hasmit

Gjaku i paster i Ilirit,

Kishte skuq Zallin e Kirit!


14 Gusht 2022.

Shenim F.R.: U shkrue në kujtim të pushkatimeve të para në oren 5 nade, në 15 Gushtin e vitit 1945, në Zallin e Kirit, në Shkoder.

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page