top of page

NA MBYTËN DËSHTAKËT “ GJENI “


Natasha Fejzaj ( Limaj )

Shpesh herë e akuzoj ,por..., dhe kritikoj veten..., pse shoh?!... Jo vetëm, që shoh, por edhe dalloj qart përtej sipërfaqes , gjë që më bën të indinjohem, kur pikas padrejtësit dhe fenomenet më negative të sejvuara mirë në karakteret e individëve dështak të vetquajtur “ gjeni “, të cilët kanë lulëzuar si kërpudhat mbas shiut në shoqërinë tonë. Të sipërpërmendurit që u bënë " katalizator " të shkrimit tim, duke qënë të paaftë profesionalisht, dhe ndjer rrezikun e humbjes së vendit të punës, mundohen me të gjitha mënyrat të bëhen rezistentë ndaj " rrebesheve " vlerësuese që herë-herë kalon në skaner performancën e tyre boshe. Duke shpërfaqur " talentin " e rrallë këto lëpirovina parazite, tamam si " kuskuta " qe i ngjitet bimës vitale dhe rritet mbi të , ky lloj njeriu mundohet të hedh grepat tek ndonjë parti politike , pasi vegjetimi në të i jep mrojtje dhe siguri . Fatkeqësi e madhe për shoqërinë tonë, që beson tek këto monstra dështake të cilat hanë me shumë duar dhe vetshpallen palca intelektuale e kombit , kur realiteti tregon ,se nuk shkëlqejnë në asnjë drejtim. Si të ardhur nga nënzerua dhe të tmerruar nga kthimi , sërisht në të, mbajnë një këmbë në politikë ,pa e shkëputur tjetërn nga profesioni. duke u konvertuar në qenie hibride pa identitet . Kur politika i hedh poshtë ,si rreckë, këto vemje kthehen prap në folezën e tyre profesionale . E ç'mund të presësh nga këto dyzime mentale orbita e të cilave rrotullohet rreth interesit personal???.. . Në atë varfëri shpirtërore , thatesirë kreative e shkretëtirë formuese , si mund të lindin ide madhore, në të mirë të komunitetit , kombit dhe atdheut ?...Edhe, pse me dashurinë e madhe per mëmën Shqipëri, këta individ krimba “ profepolitik” struken nën çadrën e turmave partiake dhe, të vetkënaqur, pasi pergjegjshmëria ngelet pa " atësi "dalin pa lagur dhe nuk e kanë problem të rrëmbejnë të pamerituarën . Të vetequajturit “ gjeni " fryrë, si kendezi mbi pleh mendojnë, por, edhe e bindin veten ,se kanë ardhur në këtë botë të jenë lider dhe me snobizëm trumbetojnë , se bëjnë "epokë " kur në fakt janë qëniet më të rëndomëta të cilat pengohen duke përsëritur retorikat boshe të eprorëve të tyre politik . Këta janë viroza më e keqe e një kombi , modeli më i ulët i humanit Shqiptar. Fatkeqësi e madhe , kur sheh ,se gjithë institucionet shtetërore të mbipopulluara nga kjo specie negative janë kthyer në bunkere të pazbërthyeshme, distancuar nga qytetari, të cilit kanë detyrë te padiskutueshme t’i shërbejnë . Çudia më e madhe është, se rekrutimi i tyre në institucione , shoqata, apo parti , arrihet me parimin e ” rrepkës “ injoranti i zgjat dorën, superinjorantit, vlerën e injoron, pasi tmerrohet nga sfida . Kështu tryezat partiake gëlojnë nga profepolitik dështak që nuk arrijnë të lidhin dot dy fjalë, e jo më të jenë busull orientuese për kombin . E ç'mund të presësh nga këto shushunja që në fillim të karirës prezantohen me performancë vizive arkaike dhe, sa hap e mbyll sytë, nuk i dallon nga vipat kinematografik ?!.. Metamorfoza me shpejtësi drite ua fshin origjinën dhe , nuk është faji i tyre, që mundohen te zhgarravisin origjinë ” rrezëllitëse “ . Lebeti që shoqëria jonë lulëzon nga këto monstra mediokre , puthadore , sahanlëpirëse, parazite . Gjithmonë më intrigon pyetja , se..., kur, ndonjëherë ,Shqipëria jonë e dashur, do të pastrohet nga këto skorje mbytëse???... Apo mos jemi të dënuar që në tre shqiptar , dy t'i kemi të tillë?!...


10 . 01 . 2018

72 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page