top of page

Mësuesi dhe intektuali sarandiot


Sotir Gaqo Papa, mësuesi dhe intektuali sarandiot, model në punë dhe në jetë

Nga Gëzim LOKA

Mësuesi dhe intelektuali sarandiot Sotir Gaqo Papa është nga ata burra fisnikë të cilin mund ta zëshë mik “me një cigare duhan”, pasi në çdo rrudhë të ballit dhe tipar të fytyrës iu lexohet mirësia dhe mençuria. Gjithçka në portretin e tij flet me një gjuhë përkushtimi dhe qëndrese, pasi në çdo hap të jetës së tij ka qenë dhe mbetet i lidhur me arsimin dhe edukimin, si dy shtyllat më të forta të progresit dhe emoancipimit të shoqërisë.

Me dijet dhe kulturën e tij të gjërë, me vullnetin dhe përkushtimin model, Sotiri ka mbetur një mësues dhe drejtues i vlerësuar nga brezat e nxënësve dhe mësuesve, me të cilët ka punuar, duke lënë pas gjurmë të bukura në kohë.

U lind më 28 prill 1950 në Sopik të Sarandës, ku kreu arsimin fillor, ndërsa atë shtatëvjeçar në Livadhja, kurse shkollimin e mesëm e kreu në qytetin e Fierit, për të vijuar më tej Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, të cilin e mbaroi në vitin 1970. Për t’u aftësuar më tej, kreu me sukses një kurs specializimi në matematikë. Gjatë viteve 1970-1971 shërbeu si mësues në Teknikumin e Naftës Kuçovë, për të kaluar më tej në fillim si mësues në shkollën tetëvjeçare “Mursi” të Sarandës e më tej si zëvëndësdrejtor, pozicion pune që e mbajti rreth tre vjet. Aktiv në klasë e jashtë saj, në lidhjet me komunitetin, I përkushtuar për të dhënë dije cilësore dhe edukim cilësor, kështu e mbajnë mend ata që kanë punuar me të dhe nuk i kursejnë lëvdatat për punën dhe pasionin e tij gjithmonë rinor.

Më tej vijoi punën si drejtor shkolle në fshatin e tij të lindjes, në Sopik e më vonë në atë të Livadhjasë, për një periudhë gjashtëvjeçare, ku dhe këtu la gjurmë të denja për tu ndjekur nga pasardhësit e tij. .

Gjatë viteve 1980-1981 mbaroi kursin e filozofisë pranë Shkollës së Lartë të Partisë për kuadër drejtues në arsim. Në shtator të vitit 1981 nisi punën si instruktor për arsimin dhe edukimin në Komitetin e Partisë së Sarandës, për të vijuar në vitin 1985 si shef kuadri në këtë komitet, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1990, kur nisën proceset e hapjes dhe pluralizmit politik.

Gjatë viteve 1991-1992 shërbeu si mësues në shkollën tetëvjeçare Nivicë, 1992-1997 mësues në shkollën tetëvjeçare Çukë, për të vazhduar po në këtë shkollë si drejtor nga viti 1997 deri në vitin 2006, ku pas këtij viti e në vijim shërbeu si mësues matematike po në këtë shkollë.

Gjatë viteve 2001-2004 dha provimet plotësuese në Universitetin “Eqerem Çabej”në Gjirokastër dhe mori diplomë univesitare në degën matematikë.

Ai është autor i dhjetëra artikujve studimorë, didaktikë e shkencor, botuar në Revistën Pedagogjike, në gazetën “Mësuesi”, në Buletinin Pedagogjik që botohej për rrethin e Sarandës, si dhe ka një kontribut të spikatur shkrimor në gazetën lokale “Fitorja”, ku ka përcjellë problematikat dhe shqetësimet e kohës.

Sotir Papa është autoriI dy botimeve me karakter studimor, ku në njërin ngre problematikat e drejtimit në shkollën tetëvjeçare, kurse në librin tjetër trajton çështje të përvojës së organizimit dhe funnksionimit të klasave kolektive në këto shkolla.

Për punë të palodhur e përkushtuese, për pasionin dhe dijet e vëna në shërbim të arsimit, Sotir Papa është vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të tretë e të dytë si dhe me Dekoratën e Punës të klasit të tretë në arsim. Është Qytetar Nderi i Komunës Aliko, si dhe është dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” nga Prsidenti i Republikës.

Është autor i këtyre librave: “Udhëtim me Gaqo Papan në Sopikun tonë:, “Probleme të drejtimit të shkollës”, “Mbi punën me klasa kolektive në shkollën nëntëvjeçare”, botimi ku spikat dora dhe mendja e një studiuesi të hollë dhe pasionant të çështjeve të arsimit, ku me shërbimet e tij cilësore intelektuale dhe didaktike ka dhënë një kontrbut të vyer.

Njerëz si Sotir Papa janë modele në punë dhe në jetë, të mësojnë me përkushtimin e tyre modelet e vlerave që njeriu duhet të ndjekë në jetë, duke bërë më të mirën e mundshme për veten, familjen dhe shoqërinë. Sotiri është energjik dhe gjithmonë në lëvizje, jo vetëm si lëvizje fizike e gjeografike e një njeriu që kërkon të prek me dorën e tij gjithçka, por mbi të gjitha si lëvizje mendimi, e një intelektuali të formuar, që më shumë se nga të tjerët, kërkon nga vetja e tij.



41 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page