top of page

Myslim Maska: PO TË MOS KISHTE GËNJESHTRA...

ree

MBRETI...


S'u bë hataja 

Se vdiq një mbret!

Gjenial a shumë i mirë...

Ca thanë ishte Profet,

Të tjerë thanë:

Shejtan me brirë...


PO TË MOS KISHTE GËNJESHTRA...


Po të mos kishte gënjeshtra

S'do kishte adhurim për të vertetën

Po të mos kishte vdekje,

S'do çmendeshim për JETËN...


     PËLLUMBI...


Më urdhëruan, të vras pëllumbin!

M' u drodh shpirti,

Iahoqa vetes...

Dhe dritë mbetëm të dy...2025.


     PLEQTË...


Pleqtë i kanë frikë varrezat!

Të rinjtë

Tallen, qeshin...

Nuk besojnë se nesër

Retë do e errin Diellin. ..Gusht, 2025


        ISHE EDHE MBETE


Të stolisi Zoti

Me rreze ylberi,

Aq sa dhe të vdekurit i ngrite nga varri

Se ç'mi vdiqe fare

Çunat që të deshnin

Ishe edhe mbete lule jargavani...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page