MYSLIM MASKA: KUSH TË SOLLI TY......
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 16, 2025
- 1 min read

TRI LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
SI T'IA BEJ ME TY?!
Si t'ia bëj me ty?!
Askush s'thotë; një; fjalë,
Më hëngre me sy
Më vdiqe të gjallë!
Jo se s'rroj pa ty
Edhe ti pa mua
Por s'më pëlqen të tretemi
Si engjëj të harruar... dhjetor- 2025
KUSH TË SOLLI TY......
Kush të solli ty
Ëngjell qe a djall
Të putha në sy
Më puthe në ball
Por kur puqëm buzët
Qeshi Universi
Gjë e bukur - thashë
Tani letë vdesim
3)
variant (i ripunuar)
Kur të putha buzët
Qeshi Universi
M'u zemërua Zoti
Më shumë se unë të deshi...









Comments