top of page

Myslim Maska: ISHE EDHE MBETE

  • Jul 6, 2025
  • 1 min read

Lirika nga Myslim Maska

 

ISHE EDHE MBETE

 

Të stolisi Zoti

Me rreze ylberi,

Aq sa dhe të vdekurit i ngrite nga varri

Se ç'm'ι vdiqe fare

Çunat që të deshnin,

Ishe edhe mbete lule jargavani...

 

Por dhe mbrëmja

 

Unë të desha si dy sytë e ballit

Më betoheshe Ti

Për Perëndinë.

Por nuk paska fund mallkim i Djallit,

Varr na e bëri

Dashurinë...

 

Kam merak

si shkon me atë tjetrin

(Nëse rron, je gjallë në këtë botë)

Janë të bukur

Yjet e mëngjesit,

Por dhe mbrëmja ka yje magjiplotë....

 

Në ëndërr

 

Kur të putha,

U mrekullova.

Më bëre pak të verbër...

 

Kur u zgjova,

U tmerrova.

Ti putheshe me një tjetër...

 

Isha në gjumë

 

Ti shkelje mbi rreze hëne

Lozje, qeshje nëpër yje...

Thashë, nuk është çupkë nëne

Është bijë Perëndie.

 

Dhe nata qe e lyer me hënë,

Kur zgjata duart që ta puth,

Veshur bota me argjend

Fatkeqësisht isha në gjumë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page