top of page

MYSLIM MASKA: E URREVA ERËN...

  • Aug 27, 2025
  • 1 min read

DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA

E URREVA ERËN...


Mbi gjunjët e tu

Lulatej fustani

Loste, qeshte era

Si të qe rrugaçe...


Dhe më fyeu mua

Që jam çun i ri

Se brënda fustanit

Do ngrija dolli...


Athinë 7-2- 20024



JETA

Një miliard herë të më thonë

 "Vdekja është e bukur ",

Aspak s'i besoj!


Një miliard herë të më thonë:

"Jeta është ebukur",

Aspak s'i besoj!


Sepse, vdekja, jetën merr me vete,

Sepse jeta, djep dhe varr ka vdekjen...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page