top of page

Myslim Maska: Dy poezi

ree

Myslim Maska

        Meditim...


Ka jetë dhe jetë.

Ka vdekje dhe vdekje,

Ca vdesin të rinjë

Ca vdesin pleq.


Ca ndrijnë si HERONJË

Ca nxijnë si kriminelë....


       NË RRUGË


Sot pashë një vajzë yll,

E bukur si në përrallë.

Pashë dhe veten në vitrinë

Porsi një kalë gërdallë.


Nuk e shava Perëndinë,

Dhe jetën nuk e shava

Vura syzet, mos më shihnin

Dhe qava, hidhur, qava..

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page