Myslim Maska: Dy lirika
- Nov 5, 2025
- 1 min read

Dy lirika nga Myslim Maska
DËBORA E MALEVE...
Bora e maleve kur vdes,
Qanë...
Aqsa përrenjtë
Turfullojnë me lotë të hidhur!
Ndoshta nga kjo,
Deti është i kripur...
VETMI...
Vetëm, fare vetëm
Vërtitem në shtëpi!
Si në një kafaz, si në një burg...
Herë-herë flas përcart
Si në cmendi,
Herë them profeci
Si një murg...









Faleminderit për komentin, poetit lirik Përparim Hysi. Me respekt, Myslim Maska, Atthinë
8-11-2025
Shkurt,po sa"gjatë" pret! Bukur dhe veç urime nga unë.