MYSLIM MASKA: DY LIRIKA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 11
- 1 min read

DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
MEDITIM...
Do ikim?
Hajde të ikim,
Po ku do shkojmë?
Asgjë s'dimë!
Ndoshta në errësirë...
Mbase është më mirë...
Kështu tha ASKUSHI!
..................................
Dashuria
Thoshe ti,
Rron sa rron vesa mbi fletë
Sepse ndjenja ,
S'do t'ια dijë
Në je skllav a në je mbret...
Kur merr flakë,
Nuk do të shuhet
Të digjet të bëhet hi...
Me një tjetër
Kur të puthet
Prapë rilind më thoshe ti...
Commenti