top of page

Myrteza Mara: EJA

  • Nov 19, 2025
  • 1 min read

EJA


Mos më thuaj kurrë "prit",

Pres unë, por nuk pret koha;

Eja shpejt sa ka dritë,

Se pastaj fillon dëbora.


Mos më thuaj kurrë "nesër!"

Ndoshta dielli ndrron udhë,

Edhe nata më gjen vetëm,

Edhe fjala ngrinë në buzë.


Mos më thuaj "nuk ka urë!",

Nuk mjafton shpirti im?

Posht tij kalon një lumë,

Mbushur breng e psherëtimë.


Eja frym’e shpirtit, eja,

Mos shiko shkurret e djegur;

I ka përcëlluar rrufeja,

Hi i ftohtë kanë për të mbetur.


Eja, eja sa ka diell,

Nata është binjak’e vdekjes;

Eja të pushtojmë qiellin,

Eja ngremë dolli me shpresën.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page