top of page

Murtez Asllani: NJERIU KOPRRAC

  • 10 hours ago
  • 1 min read

 

Aty në lagjen time

një koprrac jeton,

ka shumë të holla,

por nuk i shpenzon .

 

Askujt s'i ndihmon

dhe nuk ka mëshirë

e kalon jetën

si qeni n'zinxhir.

 

As fëmijët e vet

nuk i ndihmon

edhe pse ata vuajnë

aj veç vështron.

 

O njeri koprac

ti çka po mendon,

se në këtë botë

veç ti ekziston!

 

Ndihmoji njerëzit

dhe shpëtoju jetën,

se do të bindesh

për të vërtetën.

 

I varfëri të uron

Zoti të shpërblen

dhe shumë të mira

në jetë t'i bjen!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page