top of page

Murtez Asllani: HIJA E SAJ MË NDJEK GJITHMONË

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Hija e saj më ndjek  gjithmonë

ate s’po mundem ta harroj.

përkëdheljet e ngrohta po më kujtohen

si dy të rinj kur dashurohen.

 

Buzëqeshjet e ëmbla përpara më dalin

atëherë shpirti më trazohet,

vapa kaplon trupin tim

sa shumë zemra më lëndohet.

 

Kur bashkonim buzët, bota ishte e jona,

por sot mbeten veç kujtimet,

ajo  iku diku larg dhe treti

mua më dogji përmallimi.

 

Në sy shikonim njëri-tjetrin

dhe treteshim në mendime,

sytë ngjyrë gështenje më shikonin

sa e bukur ishte jeta ime.

 

Ah, sa e doja atë lozonjare

dhe pa te s’rrija asnjë ditë,

kurse sot në vetmi kam mbetur

malli më mori për  një vit!

 

Rroj në vetmi dhe i brengosur

pse jeta u soll keq me mua

e donim shumë njëri-tjetrin

sa shpejt dashuria jonë u harrua?!

 

Kudo që të shkoj e kam ndërmend

vetja më duket i pavlerë,

bjondinën e bukur shumë e doja

sot më është mbyllur edhe kjo derë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page