top of page

MURET



Natasha Limaj ( Fejzaj )

Gjithmon kam dëgjuar të flitet me neveri dhe urrejtje ,për muret dhe pritat metaforike . Asnjë qënie njerëzore nuk ka afeksion ,për ato ndalesa të mërzitshme , asfiksonjëse , mbytëse , shkatërruese ,zvetënuese e vrastare të lirisë jetësore . Shpesh herë njerëzimi bën,të pamundurën, sa arrin,deri në përmbysje të mëdha revolucionare për zhdukjen dhe sheshimin e këtyre pengesave, qofshin këto reale apo imagjinare. Avangarda humane është gjithmonë e prirur në rënimin e shfarosjen e këtyre ndalesave frenuese . Por duke dëgjuar thëniet filozofike shpesh më ka intriguar zhbirimi i aksiomës , se” e mira dhe e keqja udhëtojnë bashkë “. Mundohesha t’i jepja përgjigje brendësisë së mendimeve të mia. Rastësia e solli që edhe unë dashur pa dashur të lundroja brenda kësaj frazeologjizme aksiomatike. Një e vërtetë e padiskutueshme , me të cilën vërtetova ” të mirën ” e murit të keq. Doja -s’doja kushtet dhe rrethanat më detyruan të ngre një të tillë në dalje të asaj ç’më takonte mua . E , që ta dini ju..., për mua ky mur,ishte ” shenjtërim ” .Do të thoni ju.. , ç’ të solli ty, ai llaç përzier me gurë ?…Eh , shumë...,shumë...,o miq!… Siç pengon pozitiven të hyjë brenda , ashtu pengon dhe negativen të dalë jashtë . Kështu të dashur lexues , efekti i të famshmit “ mur” ishte bipolar, pasi e kapërxeja unë ,por edhe ju,besoj do të ndiheshit si unë, njeri tjetër. Aftësia e kësaj pengese ishte tjetërsuese “ magjike “.Unë që brenda tij isha materje jo e “ardhur”, pasi shkëputesha nga ajo perde e betonizuar, ktheheesha në një masë shumë pozitive dhe e pranueshme nga optika njerëzore. Njeriu më pozitivë me vlera dhe virtyte të rralla, performancë që zilepste këdo, herë – here kërkonin të më imitonin, pa ç’ka se brenda, isha kontrasti katastrofik me jashtë . Kështu që ” aksioma ” e mira dhe e keqja udhëtonjë bashkë ” shtrihet gjatë e gjerë në shtratin e vertetësisë !…Dhe është mirë që ka të tilla, senë të kundërt do të ishte prishur bota gjithmonë sipas meje!…


55 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page