top of page

Muaji i Madhërishëm i Ramazanit


Muaji i Madhërishëm i Ramazanit-

-një bashkim më i fuqishëm në këtë vit të dytë të bllokimit


Prof Dr Fatmir Terziu


Nata e kaluar shënoi fillimin e Ramazanit të dytë nën bllokim për myslimanët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Kështu nisi dhe për shqiptarët e Britanisë së Madhe, si kudo që ndodhen ata fillesa e mbarë e muajit të madhërishëm të agjërimit,. Për shumë persona, familje dhe mjaft individë, ky muaj i madhërishëm i Ramazanit do të jetë veçanërisht i vështirë, pasi do të ketë karrige të zbrazëta në tryezën e darkës ndërsa ata përfundojnë agjërimet e tyre në perëndim të diellit. Unë nuk njoh një familje të vetme myslimane që nuk është ndikuar në një farë mënyre nga Covid-19, shumë prej tyre kanë humbur anëtarë të familjes, ose ende janë duke u përplasur me efektet dëmtuese të Covidit të gjatë. Miku im i nderuar Përparim Muça, u prek nga virusi muaj më parë dhe kaloi kohë të gjatë në përkujdesjen spitalore. Më parë shokë dhe miq të tjerë si Gëzim Ethemi, Agim Cekaj e mjaft e mjaft të tjerë u prekën dhe falë Zotit dhe përkujdesjes intensive profesionale ata janë në jetën e tyre normale.

Për një mik tjetër u deshën të dilnin lotë, dhe në një moment familjes së tij iu kërkua të thoshte lamtumirën e fundit, por ndryshe nga shumë në pozicionin e tij, ai u rikthye në jetë, nga një shërim të mrekullueshëm dhe do të jetë në shtëpi këtë Ramazan falë mbështetjes dhe kujdesit të pakufishëm të NHS. Pavarësisht nga pabarazitë fillestare në marrjen e vaksinës brenda bashkësive të pakicave etnike, mjaft shqiptarë nga të gjitha trojet etnike kanë parrë pa probleme vaksinat, kjo ka fuqizuar vendet e adhurimit duke përfshirë xhamitë, kishat, tempujt dhe mjaft kulte të tjera për t'u bërë qendra vaksinash.

Kjo i riktheu njerëzit në besim dhe kështu këto vende të shenjta u bënë që të merrnin vaksinën në vende me rëndësi lokale. Kjo jo vetëm që ka ndihmuar në shpërndarjen e miteve Covid-19, por sipas një sondazhi të fundit të Ipsos Mori, rezultoi në një rritje prej 16 përqind të vaksinave në këto komunitete.

Shumë myslimanë të pambrojtur, përfshirë dhe mjaft të njohur të mi, do të kenë takimin e tyre të dytë për vaksinën në Ramazan. Ata tani kanë një ndjenjë të ripërtërirë të besimit pasi autoritetet kryesore fetare të Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar konfirmuan marrjen e injeksionit të dytë gjatë Ramazanit dhe kjo nuk do ta prishë agjërimin e tyre dhe është një kërkesë shpirtërore për sigurinë e tyre dhe të kombit tonë.

Me masat e distancimit shoqëror akoma në vend, iftarët virtualë, vakti i mbrëmjes për t'i dhënë fund agjërimit, do të luajë përsëri një pjesë thelbësore për të ndihmuar komunitetet të bashkohen në betejat tona dhe të festojnë ato që kemi të përbashkët. Me më shumë se 500,000 njerëz që morrën pjesë në Iftarët Virtualë të organizuara nga organizmat fetare të vitit të kaluar, të inicuar nga Princi i Uellsit, fmorrën pjesë dhe mjaft shqiptarë të besimit mysliman. Kjo do të vazhdojë të lidhë komunitete të ndryshme gjatë këtij Ramazani dhe do të bashkohet përsëri nga udhëheqës të besimit dhe anëtarë të Kabinetit, duke përfshirë edhe personalitete të ndryshme. Ndërsa hyjmë në fazën tjetër të lehtësimit të bllokimit, këto hapa të vegjël, por të rëndësishëm të bashkimit të komuniteteve do të na ndihmojnë të ndjehemi më mirë. Pra, le të bashkohemi më mirë e më shumë në këtë Ramazan të dytë, të mbyllur nga pandemia vrastare e shekullit.

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page