MOS VALLE ISO POLIFONIA SHQIPTARE TENTOHET TE PRIVATIZOHET SI POLITIKA?


Polo Çıpa

Me rastin e 15 vjetorit te Iso Polifonise Shqiptare si vlere boterore Presidenti i Shqiperise riberi nje sere dekorimesh te kengetareve te kesaj gjinie, por cuditerisht jane te njejtat emra te cilet jane dekoruar kush e di sa e sa here , a thua sikur te mos kete patur artista te tjere kjo Iso Polifoni te cilet gjith kohen kane qendruar ne eresire ,jo se nuk u takon atyre qe u dekoruan u takon bile me shume,por te mos harojme se i thone nje fjale: Trimi i mire me shoke shume ,ne fakt gjithnje shikojme "trimin" shoket ku jane perse perseri po lihen ne harese apo o Mete per vete.


Me duket se dhe ne Iso Polifoni po vazhdon e njejta avaz si ne politike,si duket duan ta privatizojne si dhe ne politike,poor jo zotrinj gaboheni rrende arti,kenga eshte prone e popullit jo e indevideve ,si u bekan "Mjeshtra te medhenj" se kenduan nje apo dy kenge,? une po habitem kush jane keta (specialiste) qe ja servirin Presidentit keto dekorime,ata vertet mund jene te arsimuar per dege te tjera ata mund te jene dashamires te artit por jo specialiste te folklorit te cilet na folkan si te jene lindur per Iso Polifonine. Mos valle duhet nje rifreskim i Institutit te Folklorit (?!), besoj se po , se ndryshe ka te ngjare qe dhe ne folkore te na dalin "Lideret" si ne politike.




299 views0 comments

Shkrimet e fundit