top of page

MOS HARRONI!


IGINIO UGO TARCHETTI 1839 - 1869

Iginio Ugo Tarchetti, lindi më 29 qershor 1839 - Milano, 25 Mars 1869), ishte një shkrimtar, poet dhe gazetar italian. Ai bashkëpunoi me revistat: Revistën Minimal, Gazeta për të gjithë, Java e ilustruar, Il gazzettino rosa, dhe u përpoq të nisë pa sukses një periodik të vetin, Gazetën e Vogël.




MOS HARRONI!


Kur puth buzën tënde të parfumuar

vajze e dashur, nuk mund ta harroj

që nën të ka një kafkë të bardhë.

Kur e shtrëngoj trupin tënd të bukur pas vetes

Nuk mund ta harroj, vajzë e dashur,

që fshihet nën të një skelet.

Dhe, i zhytur në vizionin e tmerrshëm,

kudo ku prekni ose puthni, ose shtrini dorën ...

Ndjej që kockat e ftohta të vdekjes dalin jashtë!


Përktheu: #Faslli #Haliti

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page