top of page

MOMENTE QË MBETEN NË KUJTESË




Mjafton një takim. Një takim i bukur, i embel me miken time poete, prozatore interperetuese e poezive por jo vetem kaq, por edhe aktorr zj. Teuta Sadiku , ne ambjentet e lokalit Piaca, prapa Muzeut Kombetar. Prezantimi i pare me Teuten ka qene teper i vecante, sepse nuk ishim njohur personalisht, nuk e kisha edhe mike ne FB, por nepermjet interpretimi te nje poezie time "Grimca Vjeshte" me ze dhe figure na beri mike. Me beri pershtypje embelsia feminore e interpretimit dhe me emocionoje. Kjo per mua ishte nje suprize tejet e vecante. Ajo e kishte lexuar dhe pelqyer poezine time ndaj dhe e kishte publikuar. Me pas e ftuar ne promovimine e tre librave te mi ne Shtator te vitit kaluar u njohem u perqafuam dhe natyrisht e falenderova per surprizen. Nuk mund te rrija pa ia kthyer mirenjohjen. Keshtu qe me erdhi radha mua te lexoja une nje poezi te sajen sipas menyres sime, te cilen e postova sa me poshte. Biseda e sotme ishte shume e ndjere sepse ndame eksperiencat tona ne fushen e letrave. E thjeshte, e matur dhe me embelsine e zerit te saj une vertete u ndjeva mire. Mesova shume nga jeta dhe aktiviteti i saj, dhe me beri pershtypje dashuria e madhe qe kishte ajo per artin dhe sa kohe i kushtonte asaj pas punes. E aktivizuara shumeplaneshe kishte shume deshire te botonte nje liber me tregime te cilat i kishte shkruar me shume dashuri perpos pasionit per poezine interpretimit te tyre pse jo edhe aktrimit e cila i kushtonte nje vemendje te vecante. Une kam patur fatin te ndjek te Teatri " Turbina" nje drame te luajtur shume mire prej saj dhe te trupes diletante se bashku me mikeshen tone zj. Nurije Baduni Koha kaloi shume shpejt, megjithese takimi zgjati pothuase dy ore ne u ndame per t'u takuar rishtaz,. Nuk mund ta linim takimin pa bere disa foto dhe pa i dhuruar librin tim "Orlina" me premtimin se do te jete prezente ne promovimin e ketij libri. E falenderoj Teuten per minutat e bukura dhe biseden frytdhenese qe me dhuroi duke me dhene shume kenaqesi.

NB 22. Maj 2023



21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page