top of page

MJESHTRI POLITEKNIK, ARSHI ERINDI


Arshi dhe Hysnije Erindi

ARSHIU.

Ishte me origjine nga Erindi i Gjirokastres,po qe jetoi deri ne fund ne kete qytet te vecante historik. Zoteronte te gjitha profesionet qe njeh mekanika,por qe ushtroi gjithe jeten,profesionin e shoferit. E mori patenten ne Austri,ne kohen e Zogut. Deri ne vitin 1956 kishte ne pronesi nje kamion privat, te cilin ia,shtetezuan. Punoi perseri me nje kamion Tip <<Zis>>, ne Parkun e Mallrave ne Gjirokaster e me pas ne Degen e Brendshme, ne Sherbimin Zjarrfies, deri sa doli ne pension. Bahkeshortja e tij, Hysnieja ishte nje grua e dashur, nikoqire, e palodhur, por edhe nje edukatore me moral te larte. Per keto cilesi u pranua anetare e PPSH dhe punoi ne lavanterine e Spitalit Rajonal te Gjirokastres, deri sa doli ne pension. Rridhte nga fisi i Rezvanajve, nje fis i degjuar ne Sasaj. Te dy keta bashkeshorte linden,rriten,edukuan dhe nxorren ne jete femijet e tyre, shume inteligjente e te dashur, me te cilet familja jone ruan kujtime e konsiderata shume te mira. Por le te kthehemi tek Arshiu. Kishte nje stil komunikimi shume te ngrohte, buzagas e dashamires. Zoteronte ne menyre te persosur metoden e shpjegimit bindes. Qe ne moshe te re kishte pasion shkencen, traditat dhe zakonet me te mira te popullit tone, sidomos ato gjirokastrite. E kendonte jashtezakonisht bukur kengen popullore labe, por edhe qytetare, gjirokastrice. Kishte patente te klasit te pare, ose sic quhej atehere, nderkombetare, ne te cilen shkruhej:... <<I afte te dirixhoje cdo lloj automjeti me zinxhire dhe me goma>>.

Por kurioziteti me interesant ne jeten e tij ishte se ai i prekte me gishta telat elektrike, qe ishin me ngarkese 220W dhe nuk e zinte korenti. Gjate instalimeve elektrike,ai, edhe po te qe rrjeti me ngarkese, pra i takuar, i kryente instalimet me gishta, pa perdorur pince dhe kacavide te izoluar. Ne qe e shihnim dhe e degjonim habiteshim me veprimet e tij, por edhe frikesoheshim se mos i ndodhte ndonje gje, me nje fjale, na ngrinte gjaku.

-Mua me njeh korenti-thoshte,- prandaj nuk me ze , e kam e me ka mik. Ne habiteshim me keto <<marrezi>> te Arshiut per korentin. Por ketu kishte dicka te vertete, qe ne nuk mundem ta zbulonim kurren e kurres. Ate e <<zbuloi>> vete Arshiu. Ai na tregoi gishtat e dores qe i kishte gjithe KALLO.

- Sipas fizikes,- shpjegonte Arshiu, kallot nuk e percojne rrymen elektrike.

- E shihni pse e kam e me ka mik korenti?-fliste ai me kersherime e nje njeriu te ditur e krenar.

Arshiu zoteronte mjaft mire gjuhen turke. Ate e kish mesuar sepse ne Turqi kishte dajkot e tij. Dajkot e tij ishin nga Galanxhite e Gjirokastres. Hysnieja ishte kusherira jone. Te dy kane nderruar jete, nuk jetojne me. Arshiu ishte njeri i muhabetit, i kenges dhe i rakise. Ne na donte shume dhe gjithmone shprehej tek te tjeret se...djemte e Rezmiut, (-e thoshte gjirokastrice) jane te zgjuar.Mikprites e bujar per gjithe sasanjotet qe vinin ne Gjirokaster per arsye shendetesore. Me zjarrfikese shpetoi ushqimoren e Sarandes nga flaket, due mbritur ne vendngjarje per trecerek ore nga Gjirokastra. Nderim dhe respekt te perjetshem ketyre njerezve te thjeshte e zemerbardhe!


Mentor Serjani
60 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page