top of page

Mit krijimi





Deukalon me gruan e tij Pirrën ishin të mbijetuarit e përmbytjes së madhe me të cilën Zoti shkatërroi pjesën tjetër të racës njerëzore.

Toka - thirri Pirra. - Le të zbresim - tha Deukaloni.

Ata u varën poshtë shpatit të malit, dhe ndërsa ecnin, morën gurë mbi supe; gurët që morri Deukaloni u bënë burra të fortë e të pashëm; gurët që hodhi në supe Pirra u ngritën si gra të bukura. Kur arritën në fushë, ata u gjendën në krye të një grupi njërëzish, të gjithë të etur për t'u shërbyer. Kështu, Deukaloni u bë mbreti i tyre, dhe i mësoi se si të punonin tokën dhe si të bënin shumë gjëra të dobishme; vendi u mbush me njerëz që ishin më të lumtur dhe shumë më të mirë se para përmbytjes. Ata u shumuan dhe u shërndanë. Disa u quajtën Dardanë dhe të tjerët Hellas, sipas Helenit, birit të Dheukalonit. Dardanët dhe Helenët do të takoheshim përsëri, kur u përplasën për hegjemoni në Luftën e Trojës. Edhe ngushtica gjithashtu ndryshoi shpesh emrin, herë Hellespont herë Dardanele. Më ne fund Dardanët dolën fitues kur Roma (themeluar nga pasardhësit e princit të mëguar trojan, Enea) pushtoi Hellas, duke shtrirë perandorinë romake.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page