top of page

Mirenjohja ime e thelle per Ju,te nderuar Kadri dhe Kozma


Mirenjohja ime e thelle per Ju,

te nderuar Kadri dhe Kozma

Ne kete Portal, mjaft terheqes per dashamiresit e tij, pata shume kenaqesi kur lexova komentet tuaja per Shenimin tim me titull “Budallallek me brire i Enciklopedise se Madhe Greke, apo i Profesorit Xhevat Lloshi”.

Ju jam shume mirenjohes dhe Ju shpreh nderimin tim me te thelle. Nuk ka asgje per t’u habitur, ore intelektuale te nderuar, ne qendrimin e Profesorit Xhevat Lloshi kunder prejardhjes sone pellazgjike, sepse ai eshte nje perfaqesues i gjithe aradhes intelektuale te Akademise se Shkencave, e cila e mohon prejardhjen tone pellazgjike dhe lashtesine e gjuhes shqipe. Prandaj atij Profesori nuk interesojne absolutisht theniet e dijetareve te shquar evropiane, si Leibnitzi, i cili ka deklaruar: “Nese duam te njohim historine parakristiane, duhet t’i drejtohemi gjuhes shqipe”. Po ashtu, Galileo Galilei ka thene: “Prejardhja e emrave te perendive, te maleve, te miteve, shpjegohet jo me greqishten e vjeter, por vetem me gjuhen shqipe”. Profesori Xhevat Lloshi ka punuar nje jete te tere ne Institutin e Gjuhesise dhe te Letersise dhe nuk e besoj qe te mos i kete rene ne sy vepra e Profesorit hungarez Imre Toth (1932-2014), qe ndodhej ne Biblioteken e atij instituti. Ajo veper u kushtohej dy krijuesve te alfabetit te sllavishtes se vjeter, Kirilit (826-869) dhe Metodit (815-885). Ajo veper, ne bullgarisht, eshte botuar ne Sofje me 1 janar 1981. Ne faqen 60 te atij libri, atori thekson se Kirili dhe Metodi, per krijimin e alfabetit te sllavishtes se vjeter, qene mbeshtetur ne disa burime. Njeri prej atyre burimeve eshte staro albansko pismo (shkrimi i vjeter shqip). Kini parasysh, te nderuar miqte e mi, se Kirili dhe Metodi e paten krijuar alfabetin e sllavishtes se vjeter ne shekullin IX (viti 860). Pra, kur Profesori Imre Toth permend burimin “shkrimi i vjeter shqip” ne shekullin IX, merret me mend se sa e lashte eshte prejardhja e tij.

Ju uroj te gjitha te mirat dhe mbaresite.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 15 maj 2023

34 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page