Minush M. Hoxha: Nga permbledhja: Homazhe
- 3 hours ago
- 4 min read

Nga malli per nje nga personat me te dashur, nje shenim pas ikjes te saj nga jeta:
Minush M. Hoxha
Fjalë përkujtimi për Tezën time Nazën
Hiku një vit nga dita që më vdiq Tezja.
Nëse para një viti për shkak të emocionit të fuqishëm që më shkaktojë ndarja më ndaloj që nëpërmjet një fjale të shlyej një borxh të vogël ndaj saj, tashti- jo që e do zakoni e feja-por madhështi e personit të saj dhe morali në krijimin e të cilit ajo përherë qëndronte në ballë, ma detyron veprimin e tillë.
Tani jam i qetë.
Sot bile as që qajë! Dhe pyetem; përse nuk më vie të qajë për një person nga më të dashuritë? Dhe arsyeja ma jep një justifikim që më heret të përgatitur: sepse ajo është e madhe, e të tillët nuk qahen! Ata adhurohen sikur adhurohet një shenjtëri. Ata rezattojnë shpirtërisht dhe bëhen epik! Atyre vetem u thuhen fjalë të zgjedhura përkushtimi, lavdie! Dhe sërish pytem: përse do qahej për një njeri me zemrën aqë të madhe. Të qahet një njeri që duke e dhënë vetën të tërë mbërrijti në lartësi hymnizimi pa i vajtur kur nëpër mendje se po jep shumë. Dhe, që i jipte tipar shënjtërie, jipte e bënte aqë shumë për tjetrin sa ne nuk arrinim as ta dijmë e t’a rrëfejmë. Kishte rrënjos pashkulshëm në mendje: jep e harro! Jep e mos kërko!
Sa ishin në jetë me të shoqin-Bekteshin, Kapeshnica kishte një qiftë babaxhan sikur në përralla. Sikur dy ëngjuj që mbajnë kujdes dhe bëjnë roje të përherëshem për lagjën. Shtëpi e tyre ishte një rrëfimtore dhe një parrajsë prehjeje e zemrave të plagosura, i një përjetimi çlodhës I zemrave të dërmuara dhe rikëthimit të dëshires për ta jetuar jeten.
Dhe tani, që kanë ikur si e do ligj paraiskonik, përherë i lutem Zotit, ndonjë mbifuqie, kujtdo, që t’mos e lë Kapeshnicen pa këte frymë. Ajo jeton në atë frymë dhe do fikët pa te.
Se ç’më kujtohen kohërat e çapkenllëkut, ajo kurreshtja prej kalamai të shoh, të dëgjoj e të dij gjithëçka, dhe, këthej me shumë ndjesi në imagjinaten time ndodhjet, rastet, takimet, shkuarjeardhjet aty.
Ç’më kujtohet kur ndonjë nga qarku kishte një merrzi, kur sekush katandisej nga brengat e jetës, kur dikush s’kishte buken e gojes a i hidhej ndonjë frut a dirgjej nga sëmuarja në shtratin e vdekjes, duke i numrëruar ditët e jetes, ajo si një fantazmë shpirtëmirë, i gjetej tek këmbët, a të shtrati në mengjesin e herëshem të veres apo në orën e vonë të dimërit, me fjalën e butë në gojë e bukën e nxehtë në trastë. Dhe ndonjë mollë, dardhë e ftoi patjetër. Ndonjë çaj mali, a fishek i vocerr kafeje.
Aqë pak financa që kishte, e aqë zengjin kishte zemrën! Aqë zengjin sa si një bletez e parrezueshme, përhapte mirësi kudo ku ia mbërinte të njohurit e njerëzve.
Ma njihnin shokët e klases se nga dorë e saj kishin ngrënë bukën në midispushimin e orëve të mësimit, ma dinin shokët e kolegët e zyres se në flladin e bashqes së saj kishin pirë shurupin e trëndafilave të bashqes së saj, e donte dhe fis i gruas sime të frymëzuar nga mirësi e saj, familja ime, fqinjët dhe mahallalinjët e saj tek e trajtonin mbretëreshë të virtytit që do u qëndrojë në kujtesë edhe kur nuk është më.
Zonjen që zotëronte suverene boten e vetë të mirësisë! Personi epik i qarkut tonë!
Do e përkujtojmë me mallëngjim për zemërgjërsinë e saj që ceremonialin e martesës me dajre e kishin bërë nën dardhën e bashqes së sajë. Defatoren Xufa që dinte të provokonte ndjesinë e haresë e të gëzimit,: nipi Enveri, unë, Mirësija, Menduhaja, duke i dhënë zjarr me kërcim folklorik dhe duke ngritur shtimungun në kup qielli me disponimin e vetë.
Ishte ajo një qerdhe e ngrohtë në të gjitha orët, maxhe buke që nuk shteron kurrë, ngushllim i sinqertë për secilin. Ishte dhe përveç kësaj një filosof me një kundrim të rrallë mbi jetën. Të thellë! Tek i rrenohej ditëepërditë shëndeti fizik, plot spiriuozitet e gaz i vënte Zotit detyrë, t’i jap një jetë sa më të gjatë. ,,Zot, ti më dhe jeten, Ti më jep kohën t’a jetoj. Mos bë merak! Këmbet më janë shtrembëruar nga skleroza, por karroca e çon tutje!” e thonte dhe vërtetë e çonin tutje.
E lutte Zotin për këte, jo se i frikësohej vdekjes se i shkonte drejtë e me guxim por e donte shumë jetën. Zoti e kishte bërë sipas mases së vetë.
E tillë ishte. E fuqishme, muster shëmbëllore për njerëzi! E tillë, një vite është tepër i shkurtër të na hikën nga kujtesa. Nga ajo do dalë kur të ikim dhe ne.
Por edhe kur nuk do jemi ne, kur nuk do janë dhe ata pas neshë, ajo do jetojë në virtytet e gjeneratave si një shëmbëll rrëzellues që nuk fiket kurrë. Do ndjehet prania e sajë në frymen, në ajrin e ,,Kapeshnices”
Sot kam një mall e një dëshirë ta kem pranë dhe këte sekëlldi, këte zbrazëtirë të ma mbushulloj sikur vetëm ajo dinte.
Ajo dhe burri i saj të merituar, në amshimin e pasosur, lë ta kenë gjetur parrajsen qiellore.
Nipi-Minushi, jeta e të cilit pa të do të ishte e varfër dhe e egër.








Comments