top of page

Minush Hoxha: Ç’E NGUSHTË HAPSIRË E FRYMËS TIME

  • 2h
  • 2 min read

/Urim më ndryshe për 18 vjetorin e bërjes shtet të Kosoves/

Simboli është aty

Në maj pyrgu të kryesheshit

Me yje e sfond të kaltër tek rrëfejnë fitoren

Me retoriken qortuese të memorimit historik

Sekush e shikon e përqeshë

Sekush me vite s’di valëvitjen e tij

E ai urdhëron dashurinë e nderin

E ai rrëfen rrjedhshëm historinë e ecjes

Ato shigjetat drejtuar atij

Ata plumbat çitur nga gjuetarë jetrash.

E ti i komoduari në parajsën çnderuese

Me hijena mësimesh akademike rrotull

E përvojë ushtrimi futje-nxjerrjeje të dorës në xhep të tjetrit

Me ekspert digjital që dijnë trajtimin e vlerës së tjetrit

t’a japin në konto fitim biznesi

Dhe, portierit të derës së burgut,

atij të inicialit në shkresa e vules

Tek i hedhë në bankën plaçkitëse hisen e mundit

Bëni gallajetë n’parrajsat tuaja të pshtyeshme.

E dini! Do duhej ta dini!

Ju ustaët e akrobatikes digjitale! Të google-it

Ju i kontratave symësy e rreptësisht diskrete!

Ju që n’torrishtat tuaja ushqeni qentë e rracave rrugaçe

Qentë me virus terbimi

Ju pelivanet virtuoz që luani lojën me qenie t’rrënuara

Ju tregtarët që bleni shpirtërat e qenieve të mjerimit

Ju që luani me forume, me ligje, ente e terezi drejtësi

Ju pra, të këtillët, të pësuarit fiasko, të falimentuarit nga nderi

e heronjë të hipokrizisë, të aktrimit të atdhedashjes

Ju që ndofta do u vie nga Zoti, lu lutje djalli

amnistia sa t’i hikni varjes nën fanar sheshi

a ferrit të pasjetes.

Dhe kjo mund të ndodhë në këte mister jete

Por, nuk do i ikni kurrë mallkimit,

Mallkimit të madh të atij të vocrritt

Të atij që djerrsitet i tëri për një lek

Dhe me një lek të nderit bënë jetën e vetë

Të atij që i djersitur i tëri, i dha jetë vizionit tënd

Dhe u bë themel i biznesit dhe imigjit tëndë të madh.

15.2.26

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page