top of page

Minush Hoxha: VRASJA ME PARAMENDIM


VAZHDON...

VRASJA ME PARAMENDIM

Tashmë, nga pelegrinazh lodhës për gjetjen e personit që do më bëjë jetën, kalova në vendosjen e lidhjes me te.                                                                                          Me buqetë lulesh, me ndonjë peshqesh që e do dëshira për lidhje. Është e papërshkruashme se ç’bukuri më krjoj figura e sajë. Përnjëherë, ato shëmtitë që më shtynin nga humnera, u zhduken. Ato ëndërrat e mendjes së çakërdisur, sikur, nga një zjarre i lartë, u shkrinë, u zhduken. Iu këtheva shkencës dhe artit. Filosofisë e religjionit, tek doja të gjejë vegzen midis tyre dhe varësinë nga njëra-tjetra. Fizikes e përmes saj matematikes. Të gjitha që do më çonin nga lumturia e jetës me te.

Sikur ishin këto fusha të eklipsuara, zunë të ndriçohen mu tek bëri hapin e hyrjes në jetën time. Mu shndërrua në yll që si një fanar dore i fuqishëm, ngado ecja, më ndriçonte rrugën. Por, ende nuk më ishte aqë afër sa të ndjeja nevojë të më ishte. Me një skofi mirë të menduar e ftoja në takime. Në kafenetë intime, tek dëgjonim muzikën-shih e habitu-nga të dy të preferuar. Ajo kishte një epërsi se njihte alfabetin muzikor, dinte dhe të vendosë notat muzikore në pentagram, njihte interpunksionin muzikor. Bile, dinte edhe të kompononte-sikur diç nga brenda të mos e ndalte. Si soprano, nuk ishte zë i ashpër por çdo këndim i dilte ledhatues. Tej kësaj, kishte zotëruar dhe instrumentin e violinës sa për një instrumentiste në një orkestar simfonik por jo prijëse sikur dirigjentët e njohur: Menjuhinë, Rie a ndonjë tjetër. Kishte figurën sikur në një endërre të bukur dhe ngado që vëte, e ndiqnin me habi e ,,auu, ç’bukuri!.

Por, përkundra adhurimit që kisha ndaj sajë, nuk më mjaftohej: duhej të më ishte engjëlli pa të cilin do më mbulonte terri. Në çdo çast! Përherë në mua e me mua!

Të gjitha këto, ajo i zhvatte me dëshirë dhe, rritte në vete synimin të jetë ajo që unë ëndërroja.

Kur ecja bashkë, kishte bërë një rrugë më të gjatë, kur afrimi ishte ngushtuar, tani më kujtohet, tek vajtëm të them dorëpërdore në një koncert ku interpretoheshin këngët tona. Ato të qytetit, me tekste erotike shumë të bukura e me melos të rafinuar nga panumër këngëtarësh. Një sallë koncerti jo e madhe dhe një auditorium modest por me persona ose profesionist të muzikës ose dashamirë të flaktë të saj.

Njihsha mirë moderatorin e koncertit se kishim një shoqëri të sinqertë e më të gjatë me. Tek dashti të kumtojnë këngëtarin e rradhes, i bëra gjestikulacion të më paralajmëroi mua për këndim. Tek i ardhi befasi e këndshme por edhe fare e mirë, më paralajmëroj. U ngrita dhe u mbërrijta tek bina e sallës të zbukuruar dhe më pano koncerti. Morra në dorë mikrofonin dhe nëpërmjet të tij iu drejtova dëgjuesve: edhe që kam një droe në mos nuk do ju pëlqej këndimi im, kam zgjedhur një këngë që do e këndoj,e  besoj nga të gjithë e pëlqyer pas këndimit. Dhe që të dal edhe më e bukur, do e këndoj në duet me zonjushkon Marta të bukur e muzikante. Është kënga e mirënjohur. Në një pjesë të tekstit të këngës komponuar nga Simon Gjoni fare i talentuar, tek pau një vajzë të bukur në oborrin e shkollës në Shkoder, është dhe kjo strofkë: ,,eja, eja lule borë, se me ty do vëj kunorë”, sikur edhe është titulluar kënga.

Pas këtij parajmërimi thirra Marten dhe ajo më pakës ngurrim, por ardhi dhe të përcjellur nga orkestri, e kënduam mrekullisht në duet. Pasoj një aplauz i paparë dhe entusiasëm. ,,Edhe, edhe! Përsëriteni se kënduat shumë bukur!” Përsëritem një strofkë të këngës e më pas Marta u këthye në vend kurse unë bëra paralajmërim edhe për një këngë shumë të pëlqyer shkodrane. Ate ,,O moj e vogla si floriri” komponuar nga një djalosh i dashuruar në vajzën e një beu, i cili, sapo u mahnitë me bukurinë e këndimin e këngës, ndonëse i varfër, vendosi të jap pëlqimin për martesën me vajzën e tij. E këndova me tenorin tim dhe të gjithë brofën në këmbë me ovacione si kur më parë.                   

Ishte i paharrueshëm entusiasmi, kurse lidhje jonë shënoj një ecje serioze të ecjes tutje.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page