top of page

Minush Hoxha: VETEM SE VETËM

Jun 20
1 min read

Jam vetëm në një bangë parku

tej një magjupe e varfër

zhvatë lëmoshën e çebapçi Nexhit

anash dhe një zog i ngordhur

ç’e kishte vra një çavkë katile

e mendohem:

Zot, sa pak kohë më le

e sa shumë m’detyron të bëJë.

Kaprico!

Ndal gojën në këto pyetje t’marra

Dhe këthej tek mendje ime e çmendjes rinore

Dhe shih n’kujtesen tënde

N’ç’hapsirë që më hedhe o Madhri!

E ç’të vocërr mendje q’më dhe

Magjupja sosi samunin

E pi ujë me ngërç

E unë nemitem e shoh tiktakun tek 12-shi

Aty ku ku ndalon jeta në zëro.

18.06.26 mmh

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page