top of page

Minush Hoxha: Teke djalli

ree

Ç’dreq i mallkuar të solli në mendjen time

Nga ajo koha e endërrave të tmerrit

Tani!

Tani, kur sapo gjeta n’universin tim një pikë prehjeje

Tani tek ecen shtegut e të fundit rrugë

S’e ditke o shëmti krimi,

o shëmti cytëse frikësuese

Se tashmë kam të drejtën të ikën në paqje shpirti

Të ikën n’prehje fitoveje luftrash për jetë a vdekje

Shëmtiraq i mallkuar ardhë nga cep i paditur universi!

Do të të therrë me hanxhar zemren tënde të zezë

Do të të  pëplas  toke me një plumbë në lulballë

Do të të zhbëjë, të treti si ma do mllefi

Dhe nuk do ia dalësh të bësh hiqe jetën time.

Është ajo kurorë shpërblimi nga respekt Zoti

Është lavdi qarqesh nderi për dashurinë që dhurova

Është kurorë hijeshie që mbyllë alelujen time

Është fuqi Zoti, që do më shtrijë në hyjni.

Është monument që do bëjë jetë n’kujtesë amshimi

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page