Minush Hoxha: Romancë vegimi në një çast malli
- May 17
- 2 min read

Sot të ardha tek shtëpi jote amshimi
Tashmë e di se krah teje dhe unë kam një
Shtëpi jotja dukje e endërres sate
Livadhe delesh pa skaj,
Qiell mavi mbi te
e bjeshkë me bore majash.
Erdha t’nd’rroj ndo’i llaf me ty
E di
Ç’bënë kjo kohë grykse!
Tashmë harresë cyt rrënjen e adetit
Me ty ime grua !
Me ty ime grua
që m’mbulove jeten me bukurinë e syrit jeshil
E m’ trete shëmtiren
e m’ ike nga sketerra e djajve mallkimi
Po ti Marija ime, më dije
A nuk bëmë jeten tok
A nuk sollem me dashuri ata që i dashti Zoti
A nuk shijuam me ashk tingullin e kënges,
Bukurinë e aromen e lules menekshe
A nuk i bëmë temena shpirtit të Nënë Terezes
Nënshenjtores q’u vënte halllinjëve fasha mbi plaget
Dhe dashtëm të përvuajturit
Dhe dashtem me ndjesi të hollë ulokët
Dhe ledhatuam ata që vuajtja i meki
Po ti adhurim imi
Më dije se s’jam soj i sime gjyshe
E dije se ia trova bestytet e saj marrë nga Hoxhë Saka
Ato faljet e estokfurullahat e habisë që s’ja mirrja vesh
Ato fshehjet nën hixhab të bukurisë hyjri
E kuptove që herët q’pjellë që isha
Pjellë që sa sheh rrezik mësyen me brirë
Mu si dem I Sylë lopçarit
Më dije se du vendin tim deri tek fikja e jetes time
Më dije se ti e çamarroket më ishit shenjtëri.
Të kujtohet tek më shpien në zyrat e urrejtjes
Dhe tek më dha mllefshëm një grusht filizë djalli
E nënë time virgjreshë e dhunoj në sharje si gjo e tërbuar

Imja grua në jetë amshimi!
Krijesë që solli në jetë Zoti në disponime të mira
Zoti tek çoj mesazh me ardhjen e sajë në jetë
Ja, një yrnek frymëzues ta doni jeten me zemër.
Dhe unë kuptova Zotin
A s’jam ai-ti di për net leximi
Që hyra në botë librash
Ato që ndëshkonin mohimin e Zotit
Dhe në ligjrime ato që me sarkazem thonin Zot s’ka
Dhe e përdhosnin si një rebel naif
Ky mohim i anti-ve,
I anti-ve që rendnin universumit sa për rrenim të Zotit
E byth s’kishin për këte.
E di si m’hutoj Zoti në të djathtë
E këta intelektat në të majtë
Aqë sa më shtyen të bëjë rigja një të njohur.
E luta i përkulur tek ia thash:
Më hiki kujtesa në një labirint të të mençurit
Tek zinte hipjen lartë
Më pas binte poshtë
Tek niste me vrapë majtas
Më pas një dreq e di si, zbythte djathtas.
Dhe tani nuk dij nëse ia dal shtëpisë time
Tek ia jap nga e majta
A tek ia jap nga e djathta.
Dhe babaxhani që më njihte nga brohoritje turme:
,,liri, liri! Në timen shtëpi”
I dashur atdhedashës guximi
Ke histori dhe emër gravuar në te.
Jo në shtëpi, po t’ shpie n’pazar hajvanësh”
Dhe më shpiejti e më la tek dera.
Po ti hyjneshë e parrajses, i di këto.
I them sa të mësosh je në jeten time
Se në vendin më të dukshëm, aty në murin ballë hyrjes
Bënë jeten sovrane në fotoportretin tend.
Në portretin me fustenin pembe, gonxhe në flokë
E salltanete ari princeshe.
Se ç’më duket se ndjejë aromen e parfumit vjollcë.
Ate të tregtisë greke.








Comments