Minush Hoxha: E di ...kuptova
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 1, 2025
- 1 min read

E di ...kuptova
Bëra hazër strajcën
Ashtu pak- fare pak plaçka futa në te
Kallximet e shkuar m’a këthilluan këte
Dhe do nisë ecjen n’kohen e përzemërisë
Aty se nuk dijnë ç’është lajka e rreme
As rrëmbimi i të mirës nëpër terr.
As legjendat pa trima në themel
Është veç një paqje e zemër e çiltër
Ti, hedhë n’plehëre fjalën e lavdisë
N’cepin ku qeni bënë kakën
E ti që m’bëje ikonë libri
Të historisë t’çamarrokve fillor
E ti postxhi i kulmit të pushtetit
Ti kryepushtetsi që leve me vajë ulliri
Pistolin me çelibarë blerë nga tregtarë vrasësi
E ti që ngjite me dokrra në majë të lavdisë
Unë hapa syt katrash, e s’bëra gjum prehjeje
Dhe mësova se n’ç’lumturi gënjeshtre bëni jetë
Nga ato rrahshuplakat e lavdisë
Ato herpat e ,,hajtgëzuarit” e ahengjeve të gazit
Ato që bënin magjinë e jetes
E jetë që ta prekë dora, nuk ishte.
Diç të sillte mbi token
Diç të bënte të ecën nëpër kohen
Dhe ajo diç-ja të solli në piken e ikjes
Tek jetë e vërteta
Tek ajo e pafund.
27.11.25









Comments