top of page

Minush Hoxha: Aventurë mendjeje e çastit

ree

Aventurë mendjeje e çastit

Dje, pasdite prehjeje

Pasi maçkës laroshe i shtrove sofren

Më mbërrijti mendjes emocion ngushëllues

Dhe, ashtu n’shtrëngim i ulur ma tha:

Lundro, lundro valëve të buta pa fund

Si në një dilizhans romantike me kadife m’mluar kujt

Bashkë me zilat bronz e cinger-cingrat ritmike

Dhe hedhë në një hov passhpine të djeshmen e mynxyrat

Më pas ,e thash në vete: di Zoti të mbaj teftere

Dhe të ta këthej borxhin e mirësisë!

Dhe, qëndrueshëm e shkujdesshëm hapa ekranin

Njëherit monitorin e llaptopit ,,lenova”

Në çast dhe tv21

Sapo nisa tv. me filmin ,,sans famille” të Malo-t.

Ato përplasjet e fëmijës Remi të shkujdesur nga shpirtë i keq

Ia doli kryetrimi tek epilogu fitoreje

Nga një largësi përtej syrit, se ç’më foli në bas të thellë vegimi

,, Fitove bastin e jetës dhe tërë idilat mbushlluese

T’u la haku i tëri dhe ia dole jetës me kolorit mahnitës

Dhe, kjo ishte e tëra!

Dhe tani, në çast do ndodhë epilogu, do bie perdja

Do ndodhë elegjia që lë në ikje

E trupi do bëhet sihariq i gëzuar krimbash!

Në çast, hika nga vendulja dhe u gjeta në gjithësi

Si një frymë që gjezdis pa timonier të dijtur

Dhe sikur diç ma tha në përshperitje

, Kështu, pa mishin e eshtrat tu,

Në pafundsi do bësh jetë në mbretëri Zoti”

Sa qejf më solli vetja tek do gjetet n’mbretëri Zoti”

20.09.25

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page