top of page

Minush Hoxha: Ah Zonjka e zonjëkat gëzim i shpresës time


 

Pas dëgjimit të ,,Serenatat e bardha”

ngreu kokë ky vargu

 

Po!

Ka populli në zemren e vetë zonjën

Një zonjën që do ate me pasion shpirti

Dhe ai ate si në epika dashurie

Dhe ja,

Zonja hedhi në rrjetin e botes

Serenatat e bardha dhe artin e vetë për to

Dhe lexova ndjesinë e bukur

Dhe dëgjova tingujt e përsosur të serenatave

Të këngëve

Të zonjëkave e të zonjushkave magjike

E kur në çaste më mësyente varri-tashmë në pritje të mua

I bëja lutje, lutje më përkulje

,,Aman! Më prit! O Zot i mëshirshëm, më pritë ca! Pak...!

Sa të shoh jetën e shpresës

Sa të shoh bukuroshet e endërres

Tek i këndojnë përsosshëm bukurisë

Tek më hedhin vendin tim të shtrenjtë

Mu para syve me atë bukurinë përrallore

Më jip dhe ca kohë

sa të gjezdisë parajsave të serenatës korçare

Dashuriçkave të melosit shkodran

Idilave e trimrive të tingujve t’Gjakoves.

Hej ju,

po ju të shigjetave helmuese

Hej ju,

po ju të ogurit të tragjizmes

Ju që shtroni rruginën e vajtjes nën dhe

Vajtjen nën dhe të thelbit të të qenëmit historik

Ju çakajt, varrëmihësit tretur shtigjeve të universit

Do preheni hedhurina qoshkave anonime

pa nishan mbi kokë e shly memorije

Se

Zonjëkat e zonjushkat e bukurisë hyjrore

Këto heroina të tingujve magjik

Ja, këto, mu këto si e shenjta biblike

Do bëjnë jetën tej endërres nga dje.

5.1.26

1 Comment


Fatmir Terziu
2 days ago

Kjo poezi ndërtohet mbi një kontrast të fuqishëm: midis tingullit të serenatave simbol i dritës, dashurisë dhe kujtesës kulturore dhe pranisë së pashmangshme të vdekjes që “mësyen”. Figura e “Zonjës” dhe “zonjëkave” përfaqëson jo vetëm femrën-muzë, por edhe vetë shpirtin e kulturës shqiptare, një trashëgimi që e ringjall shpresën dhe e shtyn poetin të kërkojë ende kohë nga jeta. Motivet e qyteteve (Korça, Shkodra, Gjakova) e kthejnë poezinë në një udhëtim muzikor kombëtar: serenata, melos, idila të gjitha bashkohen në një mozaik emocionesh dhe kujtese, ku arti bëhet mburojë ndaj “shigjetave helmuese” të pesimizmit dhe shkatërrimit. Në pjesën polemike, poeti u drejtohet atyre që prishin vlerat dhe historinë, duke e kundërvënë “bukurinë hyjnore” të artit si forca që mbetet d…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page