Mimoza Leskaj: "MARGARITARËT E FJALËS"!
- 2 hours ago
- 3 min read

Nuk do gjeja titull më të përshtatshëm për një festë kaq madhështore për ta veshur artin dhe kulturën me një fustanellë plot muzikalitet!
U mbajt Edizioni i 8 -të i "Misionit për Kujtesë dhe Vazhdimësi" pikërisht në qytetin e tij të lindjes dhe pikërisht mes atyre që e krijuan atë duke arritur kështu vit pas viti, në shpërndarjen gjerësisht të këtij arti dhe kësaj kulture në gjithë ecurinë e tij.
Për organizimin e këtij eventi të madh është për t'u përmendur:
"Misioni për Kujtesë dhe Vazhdimësi "
"Shoqata "Ress - Egnatia "
"Këshilli i Qarkut Elbasan " si dhe
"Drejtoria e Kulturës dhe Artit pranë Bashkisë së Qytetit !
Pasditen e dt 02.05.2026 në Teatrin "Skampa " të qytetit e hapi piktori i njohur Gazmend Xhaferri, i cili me pikturat plot ngjyra, gjallëri dhe jetë, pasqyronin talentin e tij të padiskutueshëm.
Përkrah pikturave të tij si një valë e ngrohtë buzë detit endej hapësira dedikuar librit me autorë të ndryshëm, përfaqësuar nga dy shtëpitë botuese "Jozef " dhe M&B!
Sipari hapet me një kujtesë të emrave të cilët kanë lënë gjurmë të thella në historinë e letërsisë ku fjala është art.
Emra të shumtë, fotografitë e tyre, muzika që shoqëronte ,bënë që salla të mos merte frymë sikurse të mos u prishte atyre qetësinë e përjetshme në të cilën ata tani prehen!
Veçanërisht më tronditën dhe përlotën emrat e Drita Çomo, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Përmes muzikës, valleve nga e gjithë Treva Shqiptare , kujtimeve dhe përcjelljes së ngjarjeve artistike, në përkujtim të përvjetorit të Znj. Margarita Xhepa " Nderi i Kombit "ku djali i saj , aktori i njohur Ndriçim Xhepa ngjitet në skenë për të marrë mirënjohjen për atë ç'ka nëna e tij i la skenës. Ai i përlotur nga emocioni, tregoi pjesë të jetës të cilat vunë në dukje dashurinë për letërsinë deri në ditët e saj të fundit.
Por qyteti pati një nderim të veçantë duke i dhënë titullin " Nderi i Qytetit të Elbasanit " dhe " Nderi i Qarkut të Elbasanit " për veprimtarinë e saj si misionare e këtij misioni të cilën ajo e krijoi me aq dashuri por edhe penën dhe veprat e saj në fushën e letërsisë Znj. Iliriana Sulkuqi.
Me shumë krenari në mungesë të saj ( shkak largësia) këtë çmim dhe mirënjohje e tërhoqi violinisti i njohur dhe vëllai saj Z. Zeqir Sulkuqi ku përmes emocionesh falenderoi në emër të motrës së tij të gjithë ata që i kushtuan vëmendje punës së saj!
Veprimtaria vazhdoi deri vonë në mbrëmje për t'i lënë vend të nesërmen pjesës së dytë; njohjes së qytetit dhe historisë shekullore të tij si dhe promovimit të librit në Bibliotekën e Qytetit nga autoret:
Shqipe Bytyqi
Mimoza Leskaj
Sejcila nga autoret foli mbi librat e sapo botuar ,ku personalisht gjej rastin të falenderoj edhe njëherë shtëpinë botuese "Jozef " si dhe kontributin e Z. Robert Martiko për korrektimin dhe parathënien.
Më pas eventi u spostua në "Konaku i Hodajve " ku për fatin tim të keq nuk munda të qëndroj për shkak të "Takimit Letrar " që Lidhja e Shkrimtarëve në qytetin e Durrësit, organizoi mbi librin tim të fundit "Ditë të Nxehta " për të cilin do t'iu njoh në vazhdim.
Desha të falenderoj Z.Hasan Bulçari i cili besoi në aftësinë time për rolin e gazetarit, në disa nga intervistat që realizuam në darkën e shtruar në nderin e të ftuarve.
Desha të theksoj se në eventin e qytetit të Elbasanit përveçse jam pjesë e Misionit për Vazhdimësi dhe Kujtesë, përfaqësova gjithashtu si Zv. Presidente e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali, prandaj falenderimi për pjesëmarrjen në këtë veprimtari ishte i dyfishtë, kështu që edhe në emrin e tyre:
FALEMINDERIT!
(Disa çaste nga ky takim)














Comments