top of page

Mimoza Leskaj: Badhesa – Kultura dhe Tradita!

  • 2 hours ago
  • 2 min read

Ndër shekuj është përpjekur që kultura dhe tradita shqiptare me zakonet e saj të mos vdesë kohërave por të trashëgohet brez pas brezi gjer në ditët e sotme.

 Kështu ndodh akoma në Villa Badessa , ku nëpërmjet festës së saj tradicionale të çdo shtatori  , bëhet njohja e këtij vendi të vogël me një histori të lashtë shekullore, ardhja e shqiptarëve

dhe vendosja e tyre në atë zonë. Është ruajtuar me fanatizëm , ky shpjegim i cili përcillet në çdo brez së bashku me kostumet kombëtarë të zonës jugore të Shqipërisë, sepse shumica e tyre i përkasin pikërisht jugut.

Kanë kaluar shekuj vërtetë por të mahnit kjo trashëgimi që përcillet me dashuri dhe kujdes, si në formën e demostrimit  në rrugicën e saj , ashtu edhe të përmbajtjes, nëpërmjet kostumeve  këngëve , valleve por edhe të ushqimit.

Padyshim që gjithçka harmonizohet me pjesëmarrjen e njerëzve dhe kuriozitetin e tyre për këtë pakicë tashmë krejt e asimiluar italiane por që ka ditur të përcjellë copëza tradite dhe kulture shqiptare të atyre kohërave të largëta sot për ne!


Jam me shumë fat që gjendem pranë tyre dhe natyrisht e nderuar për ftesën për të qenë një "grimcë atdheu" në aktivitetet e zhvilluara përvitshëm. Kam marë pjesë shpeshherë me krijimet  e mia poetike duke patur si temë kryesore atë të emigracionit.

Duartrokitjet ishin për mua një vlerë e shpërndarjes së respektit dhe kënaqësisë, ndaj i falenderoj të gjithë!

E pas gjithë kësaj , natyrisht falenderimi i takon gjithë organizatorëve , duke filluar nga emri më i njohur Peppe De Micheli që përveç organizimit luan edhe rolin kryesor  gazetaresk si dhe atë të  ciceronit, tek Anna Maria Passeri - presidente e associazionit së bashku me gjithë grupin e zonjave të cilat përgatiten me shumë devotshmëri.

Sigurisht ka akoma të tjerë të cilët i falenderoj dhe uroj një vazhdmësi po kaq të bukur si çdo vit!

Grazie a tutti!

Foto nga: Andrea del Grosso

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page