Mihal Gjergji: Vetmitari
- Jul 12, 2025
- 1 min read

V E T M I T A R I
Folezën e vogël nën strehë varfërie
Ja prishi murlani dhe koha që vret
Dhe era i fliste me zërat e bijëve
I humbi nga sytë, njëzetë e ca vjet
Tre emra fëmijësh i ngjiti në qiell
U zgjodhi tre yje, seicilit nga një
Se nata shurdhohej në terr verbërie
Ndaj çmallej me yjet dhe fliste me zë
Në heshtjen e dhomës përtypte trishtimin
Vetmia përgjonte çdo fjalë e çdo hap
Dhe lutej, dhe priste më kot përdëllimin
Pendesa kafshonte me dhimbje në shtrat
Dhe ndodhi një ditë, që zemra i plasi
Se malli s’durohet, të ter e të tret
Në frymën e fundit:-I mori qoftëlargu
Kaq mundi të fliste me vdekjen e vet!
Po fati, si çadra, t'a sjell perëndia
Pas ikjes nuk flaket, e mban dhe fëmija!

Durrës, Qershor 2018.









Comments