Mihal Gjergji: Portret
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 5
- 1 min read

P O R T R E T
U pamë sy më sy
Ish kthyer tek djepi fëmija i plakur;
tek balli-qefini, në zemër-një vragë
E luta,
tregoma një plagë!
Si trasta në degë-pleqëria
Nuk foli nëna,
dalldisi dhe qau!
U mbyt,
në pikën e lotit që shkau…
Tiranë, Nëntor 2019.









Comments