Mihal Gjergji: MOTIVE DIMËRORE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 27 minutes ago
- 1 min read

Bën ftohtë. Jam mysafir në fshat
Një natë të hidhur Shënëndreu
Krahëhapur del më pret një plak
Dhe mall dhe brenga m’i rrëfeu
Eshkë e uror' e gur strralli
Çibukun ndez, merr udhë mejtimi
Trungun e hilqes e tret zjarri
Oxhaku vjell shtëllunga tymi
Matanë konakut rrjedh një lumë
(Këtu, Orfeun t’a kenë vrarë?!)
Kjo natë e gjatë që s’bën dot gjumë
Derdh gjyma shiu si litar!
Ky plak i bardhë ringjall Mesinë
Dhe zonj’ e tij mban era ftua
Me zë të ëmbël, si violinë
Gjithçka më jep, asgjë nuk dua!

P.S: Në Kuç të Kurveleshit, Dhjetor 1986.









Comments