top of page

Mihal Gjergji: MALL…


 

 

I lutet zotit një qyqar:

-Zbrite një ëngjêll, të më marrë...

 

I lumtur? Mos! S'u ndjeva kurrë

Jetojmë dhe vdesim nën torturë

 

Dhe mbreti ka një hall, por s’flet

Lypsari ka një shpresë, dhe pret

 

Çdo zemër ka një plagë, që ther

Çdo humbje kthehet në humnerë

 

Kur s’ndjen pulëbardhën që këlthet

Harbohet deti dhe buçet

 

Mëton të mbyt dhe hënë dhe yje

E ç'mban përbrenda hedh mbi krye

 

Kafshon në brigje me rropamë

Rrëmben një nimfë e nxjerr një zanë

 

Është “Vajzë e valëve”, e gjora, pret

Një lajm a letër, mbeti shkretë

 

Dhe lot i vajzës detin krip

Xhindoset dallga, brengën mbyt...

 

Pikoj dhe unë një lot të valë

Dhe malli im e ka një mall...!  

(Himarë, Korrik 2018)

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page