Mihal Gjergji: KARROCIERI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 12
- 1 min read

Përvajshëm rrëshqet mbi kadrëme
Karroca me kuajt gërdallë
E zë korrocjerin për mënge
Një bushtër e veshur si djall
I sulet me klithma mbi krye
-Dobiç, bir dobiçi, nxito
Se netët kanë mbetur pa yje
Dhe rrugët me gropa kudo
-Të zgjodhëm, të rritëm për vete
Të hipëm mbi kuajt me shalë
Në shtrat të putanave fjete…
Po lolua ka mbetur pa fjalë
I hidhur ky qiell trishtimi
Përpara janë pritat pa fund
Dhe nata i ngjan si qefini
Fut duart dhe xhepat i shkund!
Tiranë, Shtator 2017









Comments