Mihal Gjergji: EMËRHUMBURI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 1 min read

EMËRHUMBURI
S
Jetoi kaluar,
në vitet e zymta që zgjatën një shekull
Dhe gjëmb nuk i hyri në këmbë,
as plumbi s'e vrau
Nën kthetra intrigash
mbërthente të gjallë e të vdekur
Trazonte dhe gjarprin në strofkull,
po djallin s'e ngau
Të gjitha i flaku,
veç gjakut me helm si pelini
Kufomë,
me maskën mbi zgjyrën e vjetër
Gjykimi i Zotit i zbriti nga lart,
si veshje qefini
Dënimi i rëndë:
me dhimbje të thella në eshtër
Tiranë, Shkurt 2016









Comments