top of page

Migel Flor: PËRTEJ NGJYRËS SË LËKURËS

  • 1 hour ago
  • 4 min read

 

Racizmi nuk është, në thelb, problem i ngjyrës së lëkurës. Është problem i mendjes së vogël përballë një bote më të madhe se vetja.

Ngjyra është një prej shumë mënyrave se si natyra e ka shkruar njeriun. Ajo nuk është zgjedhje, meritë, faj, virtyt apo mëkat. Është biologji, trashëgimi, klimë, diell, gjeografi. Lëkura nuk mund të jetë kurrë masë e inteligjencës, e karakterit, e moralit apo e shpirtit.

Njeriu nuk lind me një kontratë për të zgjedhur ngjyrën e vet.

Askush nuk ka faj që lind pranë Ekuatorit, as askush nuk fiton ndonjë meritë sepse lind në një vend me klimë tjetër. Dielli prek lëkurën, por nuk shkruan mbi të vlerën e njeriut. Gjeografia mund të ndikojë në ngjyrën e trupit...nuk mund të përcaktojë ngjyrën e shpirtit.

Dhe këtu fillon gabimi i racizmit...ai përpiqet të lexojë një njeri nga sipërfaqja, ndërkohë që ajo që e bën njeriun është shumë më e thellë.

Mund të kesh lëkurë të bardhë dhe mendje të errët. Mund të kesh lëkurë të zezë dhe një mendje që ndriçon një epokë të tërë. Mund të kesh çdo ngjyrë të mundshme në trup dhe të mos kesh asnjë ngjyrë në ndërgjegje.

Mendja nuk ka pigment.

Dija nuk ka racë.

Gjenialiteti nuk ka ngjyrë.

Dinjiteti nuk ka lëkurë.

Historia e njerëzimit është e mbushur me njerëz që e kanë kapërcyer kufirin e trupit përmes mendimit, artit, shkencës, muzikës dhe veprës së tyre. Kur një artist me lëkurë të zezë krijon diçka të jashtëzakonshme, bota e quan talent. Kur një muzikant me origjinë afrikane krijon një gjuhë universale përmes tingullit, askush nuk pyet çfarë ngjyre ka nota.

Atëherë pse, përballë njeriut të zakonshëm, ngjyra e lëkurës kthehet ende në kriter gjykimi?

Ne dimë të adhurojmë talentin kur ai është aq i madh sa nuk mund ta mohojmë, por shpesh harrojmë ta respektojmë njeriun përpara se ai të provojë se është i talentuar.

Njeriu nuk duhet të fitojë një çmim, të shkruajë një libër, të kompozojë një simfoni apo të bëhet i famshëm që të meritojë respekt. Dinjiteti nuk është shpërblim për suksesin. Është e drejtë që i paraprin çdo suksesi.

Prandaj është e gabuar të thuhet se lëkura e zezë e pengoi botën të ecte përpara. Lëkura nuk pengon asgjë.

Ajo që pengon në fakt.është mendja e zezë.

Dhe me “mendje të zezë” nuk nënkuptojmë ngjyrën e lëkurës, por errësirën e paragjykimit... paaftësinë për të parë përtej vetes, frikën nga ndryshimi, përbuzjen e tjetrit dhe bindjen primitive se njeriu mund të jetë më i vlefshëm vetëm sepse ka lindur me një tjetër pigment.

Një mendim i bardhë njerëzor nuk është mendim i një njeriu me lëkurë të bardhë.

Është një mendim i pastër nga urrejtja.

Dhe një mendim i zi nuk është mendim i një njeriu me lëkurë të zezë.

Është mendim i errësuar nga paragjykimi.

Kështu, “e bardha” dhe “e zeza” duhet të largohen nga trupi dhe të kthehen te metafora e shpirtit: e bardha si dritë e ndërgjegjes, e zeza si errësirë e saj. Sepse aty është dallimi i vërtetë.

Nxehtësia e shpirtit nuk matet me temperaturën e vendit ku ke lindur.

Mund të lindësh nën diellin përvëlues të Ekuatorit dhe të kesh një shpirt të ftohtë. Mund të lindësh në skajet e ftohta të botës dhe të mbartësh brenda vetes një zjarr njerëzor që ngroh të tjerët.

Klima ngjyros lëkurën.

Jeta ngjyros karakterin.

Zgjedhjet ngjyrosin ndërgjegjen.

Edhe traditat e mëdha shpirtërore të njerëzimit janë formuar në toka, kultura dhe klima të ndryshme. Kurani dhe Bibla u shfaqën në hapësirat e Lindjes së Afërt, në një botë me diell, shkretëtira, qytete dhe kultura të lashta. Por mesazhi i tyre nuk i drejtohet pigmentit të lëkurës; i drejtohet njeriut.

Shpirti nuk ka ngjyrë.

Nuk ka kufi gjeografik.

Nuk ka pigment.

Nëse do ta gjykonim njeriun vetëm nga ngjyra e lëkurës, do të ishte njësoj sikur të gjykonim një libër nga kopertina dhe të mos e hapnim kurrë.

Racizmi është pikërisht ky...një gjykim i nxituar mbi kopertinën e njeriut.

Por njeriu është më shumë se lëkura e tij.

Është ajo që mendon kur askush nuk e dëgjon.

Është mënyra si sillet me të dobëtin.

Është dora që zgjat kur nuk ka asnjë interes.

Është fjala që nuk poshtëron.

Është drejtësia që nuk kërkon shpërblim.

Është drita që lë pas vetes.

Prandaj, në vend që të pyesim...

“Çfarë ngjyre ka?”

duhet të pyesim:

“Çfarë njeriu është?”

Mgjyra e lëkurës mund të duket..

ndersa vlera e njeriut kërkon mendje për t'u kuptuar dhe shpirt për t'u ndier.

 Ky është absurdi më i madh i racizmit: njeriu gjykon një tjetër për diçka që të dy e kanë marrë pa e zgjedhur.ëkurën dhe harron të gjykojë atë që mund ta zgjedhë çdo ditë....

çfarë mendjeje do të ketë, çfarë zemre do të mbajë dhe çfarë gjurme do të lërë mbi tokë.

Të gjithë kemi vetëm një ngjyrë...

ngjyrën që i japim jetës...

(Dr. Livingstone, një ekslorator i famshëm britanik që kërkoi të zbulonte burimin e lumit Nil udhëtoi për një kohë shumë të gjatë mespërmes Afrikës dhe ju desh që të bashkëounonte me zezakët vendas.

Vite më vonë,në kujtimet e veta shkruante : "...në botë, nuk ka zemêr më të mirë se sa ajo e një zezaku afrikan".)

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page