Migel Flor: Një përshtypje nga unë...
- 14 hours ago
- 3 min read

Migel Flor: Një përshtypje nga unë.. mbi Vëllimin Poetik ""Mëkat i Papërlyem"i autorit
Alfons Zeneli
“Mëkat i Papërlyem” dhe
syri fikson vargje-hymn vesuar vesë mëngjesi:
“Ka hymn...
në mëngjeset e lëngshme të botës
dhe në barin,, poshtë hapave të mi”
Tundohesh e bëhesh rreze për të përthithur vesën margaritar. Sikur ishin pëshpërimë e ujit te kroi, që njom shpirtin nga kjo buronjë poetike, është fuqia manjetike e tyre që të ganxhojnë deri në vuajtje. Është çasti kur lexuesi ndien se autori nuk ka hyrë te ky "oaz" për të zbukuruar faqen, por për të pikturuar një univers të tërë...
Koha për të shembur idhujt..koha për t'a "bluar" vet muzën. Të futesh thellë në botën e poezisë e Alfons Zenelit, nuk është dhe aq e lehtë, sepse zhytja në thellësi do patjetër një sy'mëndje poeti piktori që preki ndjesitë e ngjyrimet e tij të prillta dhe ecën në nënshtresa, ku metafora vishet me një tis çuditbërës, pa zbukurime, por si një mikro kirurgji deri në ind...
Abstraktja respekton të kuptueshmen
Dashuria respekton partnerin
Fjala e lirë respekton kodet poetike
Poezia respekton vetveten...
Është një poezi e kursyer në fjalë, me limfë filozofie: sa moderrne aq me me thinja shpirti, që vjen si fllad mali e lugine, si një zë i kthyer në psherëtimë kohe. Ç'pik'pjekje e bukur ?

Poeti përjeton kodet e muzikës "enigmë" dhe thërret në vallëzim çiftet..
Njësoj si vet prania e poetit në tavolinë fisnike: pa zhurmë, pa imponim me një heshtje dhe krenari e me një peshë mendimi që mbetet gjatë në memorje si një sygjestionim...
Në butin e verës, mjafton të marrësh një gjysëm gote dhe mjafton se ç'pije magjike ka e gjithë fućia e pijes së bekuar...
M’u desh t'i rilexoja shumë poezi, dhe pikërisht këtu qëndron quinesenca e këtij libri. Poezia nuk konsumohet menjëherë; ajo të josh e të josh, të kthen prapa, të detyron ta pish godën me fund, të të trazohet mëndja dhe të bëhesh një me atë
që ka shkruar e ka gdhendur vargje...
Kështu dhe vetëm kështu, mund të piqesh me poetin, që ai si shpërblim mundimi, të të kthejë buzëqeshjen e shpirtit, mbasi ti ke prekur telat e "kitarës" asaj sublimes që prek poetin..
Kështu lexuesi s' mbetet thjesht spektator, por ai bëhet bashkëudhëtar në këtë ujvarë të kristaltë...
Vargjet ngjizen e bashkëkërcejnë në një vals të përthyer, me një melodi pothuaj vivaldiane, të kompozuar për katër stinët e shpirtit. Ndodh rrallë buzëqeshja në këto poezi; në shpeshtësi ndien trishtim, revoltë, mall dhe nevojë për të përqafuar dikë, që të të lehtësojë nga ky lëmsh dertesh. Dhe habitshëm, i gjithë ky emocion mund të vlojë vullkan brenda pak vargjesh...
“Çast Kozmik”
është një nga poezitë e këtij sensi filozofik :
“Ky çast kozmik gëlltit harrimin
Dhe helmohet murohet gojëhapur
Mbi sy i përthyhen, ahet e tua
Si një refleks i një nate mbi akull”
... dhe si këngë e një kroi rrjedhin vargjet:
“Ky çast, kumbim i mendimit blu
Fashitet aq bukur, aq i vërtetë
Për ty në një vdekje tjetër
Por jo në një tjetër jetë”
Këtu poezia hyn në një dimension pothuaj metafizik:“ një vdekje tjetër, por jo një tjetër jetë” është një nga ato fraza që silueta të ndjek gjatë. Një mendim prudent, racional dhe thellësisht emocional. Poezia nuk të trondit thjesht të pushton mendimet, të elektrizon qënien...
Prandaj guxoj të them se “Mëkat i Papërlyem” është ndër librat me spektër e larushi befasuese sinaptikë e poezisë bashkëkohore shqipe që mund të kem lexuar. Poezia Alfonsiane krijon lidhje nervore magjike me lexuesin, duke e detyruar atë të depërtojë thellësive si një etje jo vetëm emocionale, por edhe mendimore. Poezia e poetit tonë ngjason detit, që edhe pse lumi ia lag shpirtin, etja nuk i shuhet kurrë...
Unë nuk munda t’i ndaj këto poezi në rafte stili, etike; nuk mora përsipër të analizoj parimësinë e saj, se si figurat, ritmi, rima kanë një pjalmim jo të zakonshëm, ato i ngjajnë rrjedhshërisë nëntokësore që ikin lirshëm nëpër kapilare, ndaj vendosa të jap një impresin ashtu sić m'u lag fyti, e shpirti. Pse ta fsheh që edhe u deha, por në vetmi me godën time, me verën që na seviri Eliti Shqiptar i kohës moderne.
Vëllimi poetik: "Mëkat i papërlyem"
është i ylbertë dhe ngjyrimet e tij janë stinë Vivaldiane...
Migel Flor








Comments