top of page

FATMIR TERZIU: AUTOPORTRET NË LOTIN E NËNËS 

  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Siç e bëri çesmja tek Porta e Kalasë,

dora e djathtë,

pika më e madhe se syri,

u shty nga rrjedha mes gurëve.

 

Dhe u largua lehtësisht,

sikur të mbronte Atë që fotografohej.

 

Disa xhama me pluhur,

trarë të vjetër,

lesh,

myshk i shpalosur,

një imitim korali

bashkohen në një lëvizje duke mbështetur fytyrën,

e cila noton drejt dhe larg si dora.

 

Përveç se është në qetësi. Është ajo që është

e izoluar. Fotografi Aqif thotë:

Loti një ditë vendosi të bënte portretin e tij,

duke parë veten për atë qëllim

në një shuplakë uji tek Porta e Kalasë,

siç përdoret nga kalimtarët

për të shuar etjen,

shekujt ku pëshpëriten mes lutjesh.

 

Ai pra bëri një rreth uji të bëhej nga një lot,

dhe pasi e ndau përgjysmë

dhe e solli në madhësinë e hapësirës,

ai u vendos me art të madh

të kopjonte gjithçka që shihte në ujë.

 

Kryesisht reflektimin e lotit,

nga i cili portreti është reflektimi pasi hiqet.

 

Pellgu i pastër zgjodhi të reflektonte vetëm atë që ai

shihte,

gjë që ishte e mjaftueshme për qëllimin e tij,

imazhi i tij i glazuruar,

i balsamuar,

i projektuar në një kënd 180 gradë.

 

Ora e ditës ose Sahati i Elbasanit

maste operacionin e kirurgut beratas Bastri në syrin e nënës

e mbante atë larg fytyrës,

gjallë dhe të paprekur në një lot të përsëritur.

 

Shpirti vendoset.

Por sa larg mund të notojë përmes syve?

 

Sqarim: Aqifi ishte fotograf i Elbasanit në viet tetëdhjetë. Dr Bastriu ishte kirurg i syve në spitalin e Beratit po në ato vite, ku nëna ime u operua nga syri dy herë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page