top of page

Michael D.Higgins, Presidenti poet irlandez, dashamirës i Shqipërisë


Ndrek Gjini

Nga Ndrek Gjini (MA)

Republika e Irlandës


Ai është zyrtari i lartë, i vetëm në Evropë, që ka takuar më shumë shqiptarë dhe diskutuar me ta për hallet dhe shqetësimet që kanë. Për këtë mund të sjell me dhjetra episode. Por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Mbrojtja që Higgins i ka bërë në Parlamentin Irlandez shoqatës humanitare "Irish Friends of Albania" (Miqtë Irlandezë të Shqipërisë) dhe pjesëmarrja e tij në takimet vjetore të kësaj shoqate, janë fakti me mbresëlënës për këtë përkrahje dhe përkujdesje të tij ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve


Poeti Michael D. Higgins (1941) është President i Irlandës që nga Nëntori i vitit 2011. Higgins kandidoi për një mandat të dytë si President i Irlandës në vitin 2018 dhe u rizgjodh për një mandat tjetër shtatëvjeçar në këtë post.

Ai arriti të marrë numrin më të madh të votave si person në historinë e Republikës së Irlandës.

Të gjithë kandidatët e tjerë për këtë post e ngritën fushatën mbi sulme mediatike e sajesa mbi rivalët.

Michael D. Higgins nuk sulmoi asnjeri. Të gjitha pyetjeve lidhur me rivalët ai iu përgjigj duke thënë: “Janë të mirë, por unë jam më i aftë për këtë post” dhe rreshtonte arsyet se pse dhe si.

Dhe fitoi bindshëm.

Të gjithë rivalët e uruan dhe kjo histori u mbyll me kaq.

Higgins ka një karrierë të gjatë si politikan.

Ai është poet, sociolog, aktivist i të drejtave të njeriut, profesor universitet etj. Ka udhëhequr Partinë Laburiste të Irlandës për shumë e shumë vite.


Ka qenë Ministër Kulture për disa vite. Deputet pa ndërprerje që në vitet 1980.

Ai, pavarsisht gjithë këtyre posteve gjithnjë ka jetuar në qytetin ku u rrit dhe u shkollua: në Galway. Kjo deri në ditën kur mori positn e Presidentit të Republikës dhe ligji e detyronte të jetonte në pallatin presidencial në Dublin.

Higgins njihet ndër të tjera edhe si dashamirës i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ai besoj është zyrtari i lartë, i vetëm në Evropë, që ka takuar më shumë shqiptarë dhe diskutuar me ta për hallet dhe shqetësimet që kanë. Për këtë mund të sjellë me dhjetra episode. Por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi.

Mbrojtja që Higgins i ka bërë në Parlamentin Irlandez shoqatës humanitare ‘Irish Friends of Albania’ (Miqtë Irlandez të Shqipërisë), dhe pjesemarrja e tij në takimet vjetore të kësaj shoqate, janë fakti me mbresëlënës për këtë përkrahje dhe përkujdesje të tij ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Para se të bëhej president Higgins pati planifikuar të bënte një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, në njërin nga spitalet e Galway. Ishte caktuar muaji dhe data e këtij operacioni.


Me familjen mbretërore

Ai u bë President, por nuk harroi të kthehej t’i festonte Krishtlindjet në qytetin e tij të zemrës, në Galway. Edhe operacionin në këmbë erdhi dhe e kreu këtu në këtë qytet, siç ishte planifikuar muaj me parë, dhe jo në ndonjë klinike speciale në Londër apo Nju Jork.

Gjatë fushatës së zgedhjeve presidenciale një taksist më tha:

-Do votoj për Michael D. Higgins.

-Pse?- e pyeta unë.

-Oh e kam dërguar me dhjetra herë te stacioni i trenit apo dhe në shtëpinë e tij, me taksinë time,- m’u përgjigj ai.

-Është njeri i thjeshtë, jemi kënaqur duke biseduar me të,- me tha taksisti.

Kjo deklaratë e tij flet shumë dhe nuk ka nevojë për koment.

Michael D. Higgins është sot President i Republikes se Irlandës.

Unë, atë ditë i premtova, ashtu kot, atij taksisti se e vetmja gjë që unë mund të bëj për zotin Higgins është të votoj për të, dhe t’i përkthej disa vjersha të tij në shqip.

Dhe e mbajta fjalën. Votova për të.

Dhe vjershat e përkthyera nga libri i Higgins po i dërgoj për botim te gazeta juaj ....

Kështu lexuesi shqiptar ka mundësinë ta njohë më mirë presidentin poet të Irlandës/ Ndrek Gjini, Irlandë/

51 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page