MEVLUD BUCI: SATIRA
- Sep 21, 2025
- 1 min read

SATIRA
1.Të urtëve,të mirëve –humane,
Sherrligu ua bën me gisht,
Provokatorët- shejtanë
Mashtrojnë e ta vënë një bisht…
2.
Lavdëronte burrin e saj përherë
Pas shpine ia dridhte syleshit
Gruas që hiqej plot nder
Një ditë i ra maska sheshit…
3.
Urime se e more pozitën
Sigurova pasuri,kredibilitet,
Fryve zero meritën
Kur koha të siti e të nxori në shesh.
4.
Një shtetar i lartë në kupolë
Ka bërë e ç`nuk ka bërë,
Tani i shndërruar në molë
Gërryen një botë të tërë.
5.
Dikur e shante pa karar,
Tash si vemja iu ngjit
Pordhithikani klysh e zuzar
Kurrë nuk ka me u korit…
6.
Zbraz për shokun helm
Pastaj me të shkon te lokali,
Dhe ngre dolli si në jerm
Tri ditë zgjat skandali…
7.
Gruaja kalorës,gruaja kështjellë
Tha Sadiu i Persisë,
Gruaja-tha një shok- është pus i thellë
Që s`e shteron ujin e marrëzisë…
8.
Dërdëllistëin natë e ditë
(K)analistët nëpër ekrane,
Dërdëllitja e vetmja meritë
Rrjedh si llum nëpër kanale..
9.
Ata hiqen si bilbilat
Për karrierë ndërrojnë fletën
Njëri-tjetrit ia fusin bërrylat
Për të fryrë kuletën..
10.
Nëse ti kullon ar
Nga goja nxjerr veç mjaltë
Prapa teje sa tinzarë
Mundohen të të hedhin baltë…









Comments