top of page

Mevlud Buci: 30 VJETORI I OBVL


30 VJETORI I OBVL -SIMBOL I LIRISË DHE REZISTENCËS ANTIKOMUNISTE



Si dhe një respekt kryeredaktorit të gazetës”Veterani”Hali Rama,”Mjeshtër i Madh” Sot në një ceremoni solene ,në një veprimtari prekëse, u shënua 30 vjetori i OBVL(Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës) dhe 20 vjetori i botimit të librit mbi OBVL ,i kësaj organizate që vlerëson veteranët e Luftës së Dytë Botërore,dënon krimet e komunizmit,mbështeti Luftën e Kosovës dhe Çështjen Mbarëkombëtare. Duhet thënë se kjo Organizatë e fuqishme e veteranëve, e përfaqëson zërin e saj nëpërmjet gazetës “Veterani”, drejtuar me kompetencë profesionale nga Halil Rama,”Mjeshtër i Madh”,por edhe nëpërmjet shtrirjes së saj të Degëve në gjithë Republikën ,duke u bërë një përçuese e denjë e vlerave kombëtare të lirisë,të traditave dhe atdhedashurisë. Në diskutimet e shumta të mjaft pjesëmarrëseve, si :Hali Rama,Shpend Topollaj,Mark Palnikaj,Hajri Mandri etj, u vu në dukje roli i kësaj organizate si transmetuese e vlerave luftarake të lirisë,si organizatë e frymëzuar vetëm me ideale kombëtare të vlerave të lirisë dhe të patriotizmit. Vazhdimisht kjo vlerë është përcjellë nëpërmjet gazetës “Veterani”, drejtuar me profesionalizëm nga Halil Rama” Mjeshtër i Madh “,dhe nga libri “20 Vjetori i OBVL”,ku përcillen shkrime nga figura të shquara, si: Rrahman Perllaku,Liri Belishova,Hava Bekteshi,Skënder Malindi etj,si dhe deklatata e prononcime në favor të çështjes kombëtare. Në lidhje me këtë aktivitet,mua, Mevlud Bucit,m`u besua detyra e Kryetarit të OBVL të Qarkut Dibër,por duke qenë se jetoj në Katër Grykët,dhe më 15 dhjetor 2021 më është djeg shtëpia, si dhe të pamundësive të mia fizike për shkak të një dhimbje në këmbën e majtë,nuk munda ta pranoj këtë post, dhe kjo më mbeti peng.Por këtë peng e kam shlyer dhe vazhdoj ta shlyej me botimet e mia në gazetën”Veterani”, si dhe në përcjelljen e veprimtarive të shumta që kjo organizatë vijon dhe i përcjell ndër njerëz dhe asosacione të ndryshme.Mirënjohje pafund për ju organizatë e dashur dhe e nderuar e OBVL, si dhe të nderuarit kryeredaktor të gazetës “Veterani”, Hali Rama,Akademik dhe “Mjeshtër i Madh”. OBVL përfaqëson një vlerë të rëndësishme të traditave të lirisë dhe demokracisë. Nga MEVLUD BUCI

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page