top of page

MESUES E TE MESUAR


Mentor Serjani

Shumë ngjarje më kujtohen nga fshati,

Nga fëmijëria e hershme,i pari,

Në çdo çast para tyre,jam gati,

Të sakrifikoj çdo gjë për ata fshatarë.


Fshati im e donte diturinë,

Ka mjaft mësues e të mësuar,

Diturinë e kishin NJE me Perëndinë,

E kishin për t'u ndriçuar.


Që në kohë të Zogut u lexuan libra,

Sidomos Çajupi dhe Naimi,

I nxiste sedra dhe qibra,

Por edhe letërsi nga Perëndimi,


Naimi dhe Çajupi qenë,

Lezeti i trapezave në dasma,

Me iso të shtruar ngjiteshin në bedenë,

Madhështorë si ngjyrat në basma.


Lexohej Don Kishoti i Mançes,

Po edhe Konti i Montekristos,\

Aleksandër Dymas qe i Francës,

Servantesi i Spanjës ishte.


Në Korçe qe hapur Liceu,

Një shkollë me program evropian,

Murat Kallulli atë shkollë kreu,

Muharrem Ahmati Normalen në Elbasan.


Pastaj vijuan breza të tërë,

Edhe në sferat më të larta të Arsimit,

Doktorë,profesorë,një plejadë e gjerë,

Në fushën e shkencës,kulturës,edukimit.


58 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page