MESHË E SHENJTË: ARBËRESHI IMZOT IGNAZIO CEFFALIA NUNC APOSTOLIK I VATIKANIT NẼ BJELLORUSI.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 3 min read

Nga Eda Zhiti
Në Bazilikën “San Pietro” në Vatikan u mbajt Mesha e Shenjtë për shugurimin ipeshkvnor të arbëreshit, Imzot Ignazio Ceffalia nunc apostolik (ambasador) i Vatikanit në Bjellorusi.
Është një mison i lartë për të cilin tani Monsinjor Ignazio Ceffalia ka përvojë dhe arritje në diplomacinë vatikanase, por dhe një gëzimim i arbëreshëve te Italisë, veçanërisht të atyre nga Piana degli Albanesi në Siliçili, nga ai dhe është, i atij trualli të lavdishëm, por dhe i gjithë miqve të tij, që ne i bashkihemi.
E kemi njohur Ignazion, kur im shoq, Visar Zhiti, punonte në ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, kemi folur me atë në takimet në Seline e Shenjtë, kemi ndjekur mesha te tij në kishën arbëreshë në Romë “San Atanasio”, ku është dhe Qendra “Besa”, e kemi patur dhe mysafir në shtëpi, etj, dhe e kemi ruajtur komunikimin kur sherbente ne Amerikës e Jugut në Venezuelë.
Na gezoi ftesa pẽr tẽ marẽ pjesě në Meshẽn e Shenjtẽ në Bazilinën e Shën Pjetrit në Vatikan, e celebronte Eminenca e Tij Kardinali Parolin, Sekretar i Shtetit, që i do shqiptarët, madje ai është që përuroi Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
E ndoqẽm meshẽn me emocion vizualisht dhe e shoqẽruam Imzot Ignazion me lutje zemre në fillimin e ministerit tẽ tij.
Kardinali Parolin tha se: “𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐬𝐚 𝐞 𝐢𝐩𝐞𝐬𝐡𝐤𝐯𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈…”.
Kardinali është i bindur se prelati do t’i bëjë ballë detyrës së re me sigurinë e hirit të Zotit, pavarësisht nga sfidat e brendshme "të natyrës politike dhe socio-ekonomike, por edhe fetare të marrëdhënieve me vëllezërit ortodoksë dhe nga tensionet lidhur me luftën tragjike në Ukrainë, së cilës nuk po i duket fundi”
Pamë dhe Monsign. Gallagher, Minister i Jashtem i Vatikanit, me të cilin jemi takuar shpesh, dhe motrat e dashura baziliane, mikun tjetër arbëresh Virgilio Avato, por mbi tẽ gjitha na prekẽn pẽrgjigjet e Monsignor Ignazio kur pranoi plot hir detyren e caktuar.
Edhe Eparkia e Piana degli Albanesi gjithë entuziazëm jepte njoftimin zyrtar:
“ Ěshtẽ gëzim i madh tẽ ndajmë njoftimin e Selisë së Shenjtë, sipas të cilit Ati i Shenjtë, Papa Françesku emẽroi Nunc Apostolik në Bjellorusi Shkëlqesinë e Tij Fort të Nderuar, Imzot Ignazio Ceffalia, Kryepeshkëv titullar i Fiorentino-s.
Sot, Eparkia e Piana degli Albanesi është në festë për të kremtuar një bir të Kishës sonë Italo-Shqiptare, i cili është ngarkuar me këtë detyrë me përgjegjësi të madhe dhe shërbim për një territor që përqafon Kishat e Lindjes dhe të Perëndimit në një moment historik sfidues si ky i tanishmi.
Imzot Ceffalia, meshtar i Eparkisë së Piana degli Albanesi, ka nisur karrierën diplomatike pranë Selisë së Shenjtë disa vite më parë. Ai ka shërbyer në disa përfaqësi papnore dhe ka përfituar një përvojë të gjerë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kishës.
Me këtë emërim, Ati i Shenjtë i beson Imzot Ceffalias misionin për të përfaqësuar Selinë e Shenjtë pranë Kishës dhe autoriteteve të Bjellorusisë, duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin në nivel kishtar dhe diplomatik.
E gjithë bashkësia kishtare e shoqëron Imzot Ceffalian me lutje, që Zoti ta mbështesë në këtë detyrë të re në shërbim të Kishës Universale dhe të së mirës së përbashkët.
Piana degli Albanesi, 25 mars 2025
Solemniteti i Lajmërimit
Dr. Nicoletta Borgia
Zyra e Komunikimit – Eparkia e Piana degli Albanesi”
I kujtova këto, sepse lidhen me arealin arbëror, është “gjaku ynë i shprishur, por jo i prishur” që na bashkon e frymëzon… dhe lutem:
“Zoja e Bekuar, Shenjtja Rita e Kashẽs- ishte festa e saj kẽtẽ ditẽ, Shenjtja Nēnẽ Tereza e Martirēt shqiptarẽ e shoqẽrofshin nẽ ministerin e tij Imzot Ignazio Ceffalinë.
Edhe Papa i ri, Shenteria i tij Leoni XIV, vjzitën e parë jashtë Romës e bëri në Genazzano, te ikona shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, Pajtorja e Shkodrës, Pajtorja e Shqiptarëve.
Arbëri e lashtë, Arbëri moderne, krenarë me ty.
Comments