Mes monomenteve natyrore dhe trashëgimisë kulturore të Gramshit.
Nga Luan Mema
Gramshi është një vend i vogël për t'u dashur. Në këtë vend të vogël mesdhetar, natyra e virgjër dhe misteret kulturore kombinohen për të krijuar një ndjenjë të veçantë të Gramshit . Nga malet të mbuluar me dëborë në dimër në fushat e mbuluara nga lulëkuqet në pranverë, peizazhi i Gramshit është gjithnjë në ndryshim me stinët duke ofruar vizitorëve mundësinë për të shijuar një pushim të ngrohtë në Liqenin e bukur në verë ose një udhëtim malor në ajër të freskët dhe të ftohtë në vjeshtë. Në Gramsh, vizitorët janë të mirëpritur si mysafirë, si pjesë e traditave të pasura kulturore dhe trashëgimisë kulturore. Mikpritja e ngrohtë e gramshioteve e njohur në mbarë vendin , do të bëjë që çdo udhëtar të ndihet si në shtëpinë e tyre në këtë vend të vogël të mrekullueshëm. Ka natyrë shumë të pastër dhe të pacenuar, male spektakolare, luginat e lumenjve skenike, dhe shumë surpriza të tjera natyrore për vizitorët, mundëson lidhje me fqinjët e saj në jug , lindje dhe perëndim. Gramshi është në afërsi me kryeqytetin , me 1 orë e gjysëm rrugëtim . Turistët mund të shohin dhe të përjetojnë të kaluarën e lashtë të Gramshit si dhe kulturën tradicionale. Në zonën e Gramshit ka shumë monumente të natyrës si Shpella e Kabashit, Kanioni i Sinecit (Saraselit), Shkëmbi (kanioni) i Kopaçit ,(Grabovë), Karsti i Tervolit, Kanioni i Holtës, Tarraca e Ballorës (Qytezës), Gurrët e Krushqeve në Lisec, Liqenet e Valamarës, Liqeni i Dushkut, Burimet e Kërpicës, Ujëvara e Sotirës, Arra e Tunjës , Robulli i Valamarës, Dushkaja e Katër Lisave, Moçalet e Grabovës Dushku i Bulçarit, Ahishtja e Rovjes, Liqeni i Zi (Lenie) Gështenja dhe pisha në Teqenë e Skënderbegasit, Robulli i Grabovës e tjera. Në shpatet e thepisura në rrjedhën e lumenjeve , gjenden shumë shpella karstike që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive. Veç lumit me kanionet befasuese të , në shpatet malore të kësaj zone, gjenden pyje me drurë të rrallë panje, bredhi, pisha si dhe mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.Trashëgimia kulturore përbën një grup të mirash kulturore të “artistizuara”, të cilat për natyrë të rëndësisë së tyre të veçantë historike dhe kulturore kanë interes publik dhe përbëjnë pasurinë e një vendi si Gramshi.Çezma e Gramshit është një monument i trashëgimisë kulturore në Skënderbegas, rrethi i Gramshit, Ky monument është i llojit "Arkitekture dhe Infrastrukture", e ndërtuar në Shek. XIX pranë Teqesë, nga gurëgdhendes oparakë. Uji është marrë nga shpati veri-perëndimor i malit të Koshnicës.Fortifikimi mesjetar në Gramsh është një monument i trashëgimisë kulturore në Prrenjas, rrethi i Gramshit. Ky fortifikim është ndërtuar në shekullin XVIII nga sundimtari i Sulovës Haxhi Sali Bej Prrenjasi.Gradishta e Bresnikut është një monument i trashëgimisë kulturore në Bresnik, rrethi i Gramshit, Kalaja e Galigatit është një monument i trashëgimisë kulturore në Galigat, Kalaja e Grabovës së Poshtme, ndodhet në skajin juglindor të krahinës së Vercës. Ajo ndodhet në Qëndrën administrative të Shënepremtes (Lenie). Kalaja e Irmajt është një monument i trashëgimisë kulturore në Tunjë,ndërtuar ne vitin 229 p.e.s. kjo kala krijon një fortifikim në formë trapezi. Kalaja e Prrenjasit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prrenjas, rrethi i Gramshit,Forma e planimetrisë, teknika e ndërtimit dhe qeramika e datojne si një fortesë garnizoni të periudhës së vonë antike.Kalaja e Tervolit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tervol,Kalaja daton në disa periudha, kështu dhe arkitektura e ndërtimit të saj gjithashtu është e variueshme në funksion të këtyre periudhave ndërtimore.Kisha e Shën_Kollit në Grabovë është një kishe ortodokse, monument i trashëgimisë kulturore në Grabovë e Sipërme,Kisha e Grabovës është ndërtuar në fshatin Grabovë e Sipërme rreth shekullit XVIII. Si shumë kisha orthodokse është me orientim lindje-perëndim.Këto zona në rrethin e Gramshit janë një atraksion turistik për pasionantët e natyrës, të aventurës dhe historisë që mund të shfrytëzohet në çdo stinë. Monumentet e Natyrës në rrethin e Gramshit janë kthyer në një atraksion turistik të vërtet për dashamirësit e natyrës dhe të aventurës. Një ndër këta monumente është dhe ‘’Liqeni i Zi” Gjendet në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jug-perëndimor të malit të Valamarës, në afërsi të fshatit Lenie. Uji i liqenit frekuentohet nga shumë individë dhe për bërjen e banjove për kurimin e sëmundjeve reumatizmale, numri i të cilëve ka ardhur në rritje."Natyra" mund të referohet për dukuritë e botës fizike, dhe gjithashtu për jetën në përgjithësi. Ja rikujtoj vetes ndonjëherë që natyra nuk është thjesht një pamje e bukur për sfond, por është një pjesë esenciale e jetës . Fundja, natyra është ajo që siguron nevojat bazike. .Për të vërtetuar të përkryerën e natyrës është e domosdoshme vizita në Gramsh. Male të thepisura të prera si me thikë janë aq karakteristike dhe tërheqëse saqë njeriut humbet në horizontin e pikturuar me lumenj nën diellin shëndritës e në freskinë e natyrës.Malet hijeshon me të gjithë potencialet e saj përrallore nga majat e larta e të thepisura, që zbret duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura, tek lëndinat që gjatë dimrit i lënë vendin bardhësisë së dëborës dhe në verë gjelbërimit. Emocionet janë të forta teksa bëhesh pjesë e magjisë së natyrës. Një ditë vere aty do të ishte e paharruar dhe dëshira për të vizituar dhe për të përjetuar e shijuar sërish ritmet e mrekullueshme të natyrës , është shumë e madhe. Një emocion që do të ishte vështirë të shprehet me fjalë.Përshtypjet emocionale që fiton njeriu në këtë panoromë piktoreske në trevat e Gramshit janë të papërshkrueshme me fjalë, kështu vizita në këto treva është më së e nevojshme.
Luan Mema
Comments