Merita Kuçi: Ëndërr në Dhjetor
- 4 hours ago
- 1 min read

Ëndërr në Dhjetor
Nga Merita Kuçi
Vrenosur si det Dhjetori ndihem,
Si valë e zgjatur shtatbardhë,
Sytë dy qelqe, yje shuar,
Kur nata ul spirancën rregulltare.
Gëzoni, njerëz, nën çatitë tuaja,
Frymoni blu qyteti sa ju ngjan,
Detin e zemrës mos e mbytni,
Zjarrin kuqërremtë tek shëron plagë.
Errësira me jargavanin dyzuar,
E bën ëndrrën përbindësh pa breg,
Vlon kubeja blu zemërndezur,
Marinar i palumtur ndonjëherë.
Dhe fari përballë atij trazimi të thellë,
Dirigjon atë dallgë që dot s’e mbyt,
Kënga e valëve në mijëra perla,
Detin e Dhjetorit çon në perëndim!








Comments